E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton projektligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve – opozita qëndrim kundër

12-03-2012 / Gazeta 55

Komisioni i Ekonomisë ka kaluar sot projektligjin për dëmshpërblimim e të përndjekurve.  Projektligji u miratua vetëm e votat e mazhorancës pasi anëtarët e opozitës në Komisionin e Ekonomisë nuk morën pjesë në votim. Sipas deputetëve të opozitës vendimi i mazhorancës merret për arsye demagogjike pasi ndryshimet në projektligj duhet të kishin ardhur më parë.  Deputetët e PS-së theksuan se nuk kanë të dhëna për faturën financiare për dëmshpërblimin e të përndjekurve ndërsa shtuan se dëmshpërblimi i plotë duhet të jetë për të përndjekurit mbi 75 vjeç dhe jo mbi 85 vjeç. Sipas këtij projektligji, qeveria shtyn afatin e dorëzimit të dokumentacionit dhe zgjerimin e hartës së përfituesve. “Brenda datës 30.04.2012, ish-të dënuarit politikë, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuara që plotësojnë kriteret e neneve 4 e 5 të këtij ligji, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën me shkrim për përfitimin e dëmshpërblimit financiar”, thuhet në nenin 19 të ligjit.
Në të njëjtën kohë, me ndryshimet e fundit ligjore është zgjeruar edhe harta e personave që do të përfitojnë dëmshpërblim. Me amendimin e gjashtë neneve tashmë do të përfitojnë edhe ata persona që janë dënuar nga 25 tetori i vitit 1944 deri në tetor të vitit 1991.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›