E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohet nga puna drejtori i burgut të Peqinit, Dashamir Xhika

Është pezulluar nga puna drejtori i burgut të Peqinit, Dashamir Xhika. Ndalimi i ushtrimit të detyrës ndaj tij dyshohet të ketë ardhur si rezultat i arratisjes së dy të burgosurve javën e kaluar. Mësohet se të burgosurit ishin larguar me leje në shtëpi, por nuk janë kthyer më në qelitë e tyre.
Në janar të këtij viti moskthimi në burg pas përfundimit të lejes së një të burgosuri të burgut të Peqinit, penalizoi të gjithë të dënuarit e tjerë duke u mohuar lejet. Kjo masë u shoqërua me protesta nga ana e të burgosurve, të cilët kërkonin rikthimin e regjimit normal të lejeve dhe shtimin e numrit të ditëve për të shkuar në familjet e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›