Haxhinasto Zbatim rregullave te levizjes se lire
Shqiptaret do te levizin te lire si evropiane dhe kjo pasi ata do te zbatojne me rigorozitet rregullat e vendosura nga Bashkimi Evropian. Keshtu deklaroi ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ne fjalen e mbajtur ne stenden Shqiperia pa kufi. Ky vleresim vjen pas atij dhene dite me pare nga Haxhinasto i cili deklaroi se krahas axhendes per integrimin evropian Ministria e Jashtme do te kete prioritet forcimin e rolit te Shqiperise ne kuader te organizatave shumepaleshe. Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto vizitoi dje stenden Shqiperia pa kufi e celur ne kuader te Panairit Nderkombetar te Tiranes organizuar nga Klik Expo Group. Duke vizituar kete mjedis zoti Haxhinasto vleresoi angazhimin e organizates joqeveritare Ndihmehellip ne fushaten per sensibilizimin e qytetareve per procesin e liberalizimit te vizave. Nder te tjera ministri Haxhinasto tha Eumlshte nje kenaqesi e vecante qe vizitoj Klik Expo dhe te ndaloj posacerisht para kesaj stende te nje organizate joqeveritare e cila eshte angazhuar ne promovimin e informacionit te domosdoshem per momentin kur te gjithe shqiptaret do te levizin te lire pa viza ne hapesiren Shengen.
Mendoj se kesaj ngjarjeje te madhe per shqiptaret i sherbejne edhe kontributet e shoqerise civile te cilat ndihmojne shqiptaret qe kur te levizin ne Evrope te prezantohen si jane ne te vertete njerez dinjitoze evropiane te gatshem te kontribuojne me kulturen e tyre dhe me gjithcka qe perfaqesojne ne teresine e vlerave evropiane. Une pergezoj ne menyre te vecante organizatoret dhe uroj qe mesazhi i tyre te behet sa me publik. Permes tij nenvizohet se shqiptaret qe do te udhetojne drejt vendeve evropiane duhet te jene te vemendshem dhe te kujdesshem ndaj te gjitha kritereve dhe standardeve qe duhet te respektojne ne hapesiren e Evropes se Bashkuar.