E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa Thaci e Krasniqi urojne Berishen dhe Topin

Ushtruesi i detyres se Presidentit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi dhe Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci uruan Presidentin dhe Kryeministrin e Shqiperise me rastin e 28 Nentorit Dites se Pavaresise. Deshiroj tju percjell pershendetjet e mia me miqesore dhe me kete rast kam kenaqesine e vecante qe ne emer te qytetareve te Republikes se Kosoves si dhe ne emrin tim tju uroj Juve dhe popullit te Republikes se Shqiperise Diten e Pavaresise 28 Nentorin. Ne kete dite feste kujtojme dhe nderojme me respektin me te thelle te gjithe ata atdhetare dhe luftetare shqiptare qe me aftesi e mencuri te rralle dhe me vepren e tyre te pavdekshme i kthyen shqiptareve shtetin dhe identitetin kombetar - thuhet nder te tjera ne mesazhin e Krasniqit derguar Presidentit te Shqiperise Bamir Topi. Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci ne urimin derguar Kryeministrit shqiptar Sali Berisha ka shprehur besimin se sot kombi eshte me i pergatitur dhe me i sigurt. Kjo feste e gjen kombin shqiptar me te pergatitur dhe me te sigurt se asnjehere me pare ne rrugen e realizimit te idealeve te tij. Kosova dhe qytetaret e saj u gezohen te arriturave te Shqiperise duke besuar se se shpejti edhe Kosova do te permbushe te gjitha parakushtet per tu bere anetare e denje e OKB-se NATO-s dhe BE-se - thuhet nder te tjera ne mesazhin e Kryeministrit ne doreheqje Hashim Thacit.

Ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi u ka drejtuar nje mesazh urimi edhe qytetareve me rastin e 28 Nentorit Dites se Flamurit. Sa here vjen 28 Nentori kjo dite e shenuar e historise sone mendjet dhe zemrat na behen te njenjeshme rreth shenjes simbolit flamurit pa pasur nevoje per shpjegime heraldike. Ne kete dite merr fillese rruga e mundimshme e vuajtshme po edhe e lavdishme dhe e dinjitetshme e aspirates se lirise sone dhe behet Feste. Duke marre shkas nga ky rrezatim perndrites i festes Ju uroj nga zemra Diten e Flamurit ndash 28 Nentorin - thuhet ne urimin e Krasniqit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›