PD do te fitoje 90 per qind te bashkive e komunave

Ne nje interviste per standard kryetari PD-se se Durresit njeheresh edhe deputet i kesaj partie z. Igli Cara ka folur per zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi duke detajuar disa prej arritjeve te qeverise se drejtuar nga Kryeministri Berisha por edhe duke deklaruar se fale ketyre arritjeve PD ne zgjedhjet lokale te 2011-es do te fitoje jo vetem Durresin por edhe mbi 90 per qind te bashkive e komunave ne shkalle vendi.
Zoti Cara cili eshte mendimi juaj per zhvillimet me te fundit politike duke i pare nga kendveshtrimi i deputetit dhe kryetarit deges PD Durres
Natyrisht qe zhvillimi me i rendesishem politik ne vend eshte vendimi i BE-se per liberalizimin e vizave. Ky vendim eshte nje moment vertet historik pasi perben realizimin e nje endrre historike per shqiptaret. Levizja e lire ne hapesiren evropiane perben per shqiptaret afrimin me te ndjeshem e me te prekshem me endrren tjeter me te madhe ate te pjesemarrjes me te drejta te plota ne familjen evropiane familje ne te cilen shqiptaret jane ne vendin qe u takon. Dhe natyrisht qe kjo arritje historike nuk do te ishte e mundur pa reformat e medha dhe shume te rendesishme te ndermarra nga qeveria nuk do te ishte e mundur pa plotesimin me rigorozitet te te gjitha standardeve te kerkuara nga Komisioni Evropian pa reformat e thella ne gjendjen civile dhe pa pasaportat biometrike nder me te mirat e me te sigurtat ne Evrope pa sistemet modern e te sofistikuara per menaxhimin e kufijve pa luften pa kompromis dhe me rezultate konkrete me krimin e organizuar dhe me korrupsionin. Qeveria shqiptare kreu te gjitha detyrat e ngarkuara dhe beri te mundur ate qe pak e kane besuar vertet qe shqiptaret jane ne mes te dhjetorit qytetare te lire te Evropes se lire. Zhvillim tjeter shume i rendesishem eshte gjithashtu edhe ceshtja e statusit te vendit kandidat per Shqiperine ne Bashkimin Evropian. Po behen perpjekje te medha nga opozita per ta paraqitur kete si nje deshtim te qeverise me dy motive te qarta. Se pari eshte nje tymnaje qe kerkon te prishe atmosferen e gezimit dhe te festes se qytetareve shqiptare per liberalizimin e vizave dhe te zvogeloje sa mundet meriten e padiskutueshme te qeverise ne kete proces dhe se dyti me zhurmen qe po bejne kerkojne te mbulojne pergjegjesine direkte qe ka opozita shqiptare ne ceshtjen e statusit duke u bere pengese thelbesore e integrimit te Shqiperise. Ecuria paralele por e ndryshme e ketyre dy proceseve madhore tregon qarte diferencen ne pergjegjesi politike ne raport me Shqiperine dhe shqiptaret te qeverise dhe mazhorances me opoziten shqiptare. Procesi i liberalizimit te vizave teresisht i varur nga reformat e qeverise dhe arritja e standardeve merr note pozitive nga Evropa. Procesi i statusit qe ka te domosdoshem kontributin e opozites me pjesemarrje aktive ne vendimmarrjet politike ne Parlament me votimin e ligjeve te rendesishme qe kane nevoje per votat e opozites me klimen e dialogut si kriter kryesor politik merr note negative nga Evropa. Ceshtja eshte kaq e qarte sa cdo shqiptar e shikon dhe e vlereson.
Shqiptaret po shikojne cdo dite nje qeveri qe punon pa u lodhur per te reformuar vendin e per ta bere gati drejt Evropes dhe shikojne nje opozite qe shtrihet ne rruge apo bulevarde nuk merr pjese ne Parlament nuk voton ligjet nuk njeh zgjedhjet me te mira te zhvilluara ndonjehere ne Shqiperi dhe te njohura nderkombetarisht nje opozite qe e beri hapjen e kutive nje kauze e cila nuk mund te ishte vecse nje kauze boshe dhe qe sot pasi ka terhequr zvarre per 18 muaj neper rruge popullin opozitar sic e quan Rama me kutine si simbol ne fillim te karvanit heq dore nga kutia duke u treguar shqiptareve dhe miqve tane evropiane se kutia nuk ka qene tjeter vecse nje alibi per te mos ikur nga drejtimi i PS-se pas humbjes se zgjedhjeve. Zoti Rama per interesat e tij te vogla personale mbajti peng gjithe vendin per 18 muaj rresht duke i shkaktuar edhe nje dem te konsiderueshem ne rrugen e tij integruese.
Edhe pak jave na ndajne nga mbyllja e vitit 2010. Cilat jane disa prej objektivave te arritur nga qeverisja demokratike per Durresin
Dua tju kujtoj qe qeveria e PD-se mori ne 2005-n nje Shqiperi qe mungesa e ujit dhe e dritave bandat neper rruge korrupsioni pagat e uleta pasiguria per jeten ishin te pranishme kudo ne Durres. Pas 5 vitesh te qeverisjes sone te gjithe jeni deshmitare te ndryshimeve te medha. Jemi deshmitare te ndryshimeve Energji elektrike 24 ore rrjeti i furnizimit me uje tanime eshte i shtrire ne te gjithe qytetin me pare ishte ne 70 pagat dhe pensionet te dyfishuara me shkolla e kopshte te reja dhe me cilesore banda te eliminuara duke kthyer qetesine dhe paqen ne jeten e qytetareve dhe tani sic e thashe dhe me siper akoma me prane Evropes. Ne nje interviste si kjo eshte e pamundur te listosh investimet e bera ne qarkun e Durresit por do tju them se vetem investime direkte te qeverise per Durresin ne keto 5 vite jane mbi 65 milione euro pa llogaritur ketu grantet fondet qe i akordohen Bashkise Durres. Ne qofte se do te krahasoni Durresin e 2005-s me 2010-n ndryshimet jane aq te dukshme sa besoj qe nuk ka nevoje per koment.
Zgjedhjet lokale po afrojne. Cila eshte strategjia e PD-se per bashkine dhe komunat e ketij qarku A keni perzgjedhur emra konkrete kandidatesh
Sic dihet tanime PD qeveris ne nje koalicion te gjere. Kjo do te thote dhe ne zgjedhjet lokale strategjia e PD-se ne te gjithe qarkun e Durresit eshte e lidhur ngushte dhe me aleatet e saj. Ky koalicion na ben akoma me te sigurt per fitoren e zgjedhjeve lokale. Per sa u perket emrave te kandidateve ju them se ne baze te statutit te PD-se emrat qe do te propozohen nga strukturat do te shqyrtohen dhe seleksionohen ne Kryesine e PD-se. Shpreh bindjen qe ky koalicion do jete fitues jo vetem ne Durres por ndoshta ne afro 90 per qind te bashkive e komunave.
A mendoni se kundershtari juaj politik ka krijuar terren te pershtatshem per nje fitore te padiskutueshme te kandidatit demokrat per Bashkine e Durresit
Absolutisht po. Performanca e keqe e kryetarit te Bashkise se Durresit z. Dako tanime eshte e qarte. Sdo te mjaftonin faqet e gazetes suaj per te argumentuar kete por shkurtimisht do tju jap nje argument paaftesie dhe nje argument babezie te z. Dako.
Megjithate do te mundohem te jap shkurtimisht nje arsye paaftesie. Z. Dako nuk mundi dot qe ti pergjigjej ritmit te larte te qeverise. Nga ana e qeverise jane akorduar ne keto kater vite 53 here me shume grante para te pakushtezuara se tete vitet e qeverise socialiste. Vlera reale 1. 650. 000. 000 leke te cilat ky njeri duhet ti investonte ne Durres.
Nga te dhenat e vete bashkise mund ta verifikoni realizimi i ketyre investimeve eshte ne masen nen 50 gje qe do te thote qe ne sot ne qytet kemi me pak cerdhe kopshte shkolla me pak rruge sheshe trotuare te pasistemuara me pak gjelberim me pak te punesuar me pak sinjalistike rrugore dhe rrjedhimisht me pak sherbime per qytetaret. Pra megjithese se bashki e majte kujdesi nga qeveria ka qene. Ju kujtoj qe edhe shumica ne Keshillin Bashkiak eshte e djathte dhe nuk eshte perdorur kurre si pakete bllokuese dhe kjo tani eshte e faktuar sepse jeni deshmitare qe projektbuxhetet e bashkise jane miratuar gjithmone. Pra qytetaret e Durresit duhet ta dine qe keto investime rruge qe po shtrohen etj. po behen me parate e akorduara nga qeveria dhe Keshilli Bashkiak per qytetin. E vetmja detyre e Dakos eshte ti menaxhoje ato. Dhe ketu tani do te vij tek argumenti i babezise. Kjo performance e dobet e Bashkise ne Durres pervec paaftesise se z. Dako ka dhe nje motiv tjeter real dhe tashme te faktuar. Dako e ka shfrytezuar postin e kryetarit te bashkise vetem per perfitime personale te tij dhe firmes tij 3D qe prodhon beton. Te gjitha keto para qe investohen me punime betoni ne qytet kane vetem nje destinacion. Dhe ky destinacion eshte firma 3D me pronar vellain e tij. Firma 3D ka ekzistuar para se ai te ishte kryetar bashkie dhe z. Dako eshte ortak de facto. Ju them me bindje se 100 e investimeve publike te realizuara ne Durres furnizohen me beton tek kjo firme pavaresisht se cmimi i betonit eshte me i larte 10 deri ne 15 se i konkurrenteve te tij.
Nuk mjafton me kaq por ky njeri ka pushtuar edhe sektorin privat. Mbi 85 e ndertimeve ne Durres furnizohen me beton tek Z. Dako sepse n.q.s. jo eshte e veshtire te merret leja e ndertimit. Ka dhe me keq akoma kur mendon qe ky njeri stimulon ndertimet pa leje. Ju jeni te informuar tashme per dy betoniere te z. Dako te cilat u bllokuan sepse po furnizonin me beton nje ndertim pa leje. Eumlshte e papranueshme e pamoralshme ligjerisht e denueshme publikisht e turpshme kur shikon babezine dhe papergjegjshmerine e ketij njeriu. Pra ndertimet pa leje stimulohen nga njeriu qe me ligj eshte ngarkuar ti ndaloje qe me ligj eshte ngarkuar te mbroje interesat e qytetareve.
Qytetaret e Durresit qe kane vendosur te jetojne ne kete qytet duhet te mendojne si ta ndalojne kete masaker te qytetit dhe interesave te tyre me te gjithe reagimin qytetar. Dhe ajo eshte vota.
Nje koment juaji per buxhetin e vitit 2011
Pas nje maratone te gjate diskutimesh ky buxhet u miratua ne Parlament. Shkurtimisht mund tju them qe ky eshte buxheti me i madh qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Ky buxhet do te siguroje vazhdimesine e reformave per zhvillimin dhe integrimin e vendit. Do te jete nje vit me investime te medha publike gje e cila do te ndikoje pozitivisht ne rritjen ekonomike te vendit.