E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ne kerkim te intelektualeve Rama Na nevojiteni

PS krijon Akademine Politike Rama Hapesire e mendimit politik. PS rikthehet tek Pellumbi Cani e deri tek Blushi

Partia me e madhe e opozites duket se ndien mungesen e intelektualeve brenda radheve te saj. Kryetari i Partise Socialiste pershendeti dje krijimin e Akademise Politike te Partise Socialiste. Kjo strukture do te funksionoje si nje shkolle per ata qe kane bindje te majta dhe aspirata per tu perfshire ne politike. Kjo shkolle do te kete nje numer te vogel nxenesish qe do te kalojne permes nje faze perzgjedhese dhe mesimi do te zhvillohet ne qytetin e Durresit. Disa prej personaliteteve me te rendesishme te se majtes do te japin mesim ne kete shkolle. Mes ketyre figurave jane Ben Blushi Mimi Kodheli Pellumb Xhufi Arta Dade Shkelqim Cani Servet Pellumbi Adriana Berberi Arben Malaj Ditmir Bushati Bashkim Fino Ermelinda Meksi etj. Rama ne fjalen e tij deklaroi se kemi te bejme me nje projekt per krijimin e hapesires se mendimit politik. Ne fjalen e tij Rama eshte ndalur ne idene qe solli ngritjen e kesaj strukture. Ai u shpreh se aty do te gjejne vendin ata qe duan te kontribuojne ne politike edhe pa qene pjese aktive e saj. Ky proces eshte jo thjesht nje pune formuese per te gjithe ata te rinj qe deshirojne te behen pjese e ketij projekti por formuese edhe per ne ne ballafaqimet e ketij realiteti - tha Rama. Kryetari i PS-se u shpreh se vendi ka nevoje per me shume drejtesi duke theksuar se qytetaret e kane humbur besimin te drejtesia. Nuk gjejme drejtesi te drejtesia sepse vendi qeveriset padrejtesisht - u shpreh Rama duke shtuar Politika eshte bere perdite e me shume nje arene ku zhvillohet nje shfaqe e cila ushqen padrejtesine. Kreu i PS-se theksoi se i takon se majtes si forca me e madhe politike e vendit qe ta adresoje kete problematike qe ka sot vendi. Sot qeveria eshte e kercenuar nga zbrazja e kuptimit te fjales drejtesi dhe nga humbja e shpreses se fjala drejtesi do te marre kuptim - deklaroi z. Rama. Sipas tij Shqiperia eshte e kercenuar nga frika se fjala drejtesi nuk permban kuptimin. Rama tha se vendi eshte i kercenuar nga humbja e besimit dhe se i takon PS-se si forca me e madhe politike ne vend dhe nje force qe vjen nga e majta dhe synon te jete perfaqesuese e te majtes moderne te kete sfiden e perballjes me padrejtesine ne qeverisje dhe per te shpetuar Shqiperine nga nje humnere. Rama akuzoi me tej PD-ne se ka mbyllur konkurrencen dhe ka perqendruar pushtetin ne nje dore dhe kerkon te kanalizoje te gjitha burimet ekonomike brenda murit te saj. Per ta konkretizuar kreu i PS-se denoncoi abuzimet me fondet e bibliotekave te shkollave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›