E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres mbytet anija

Nje tjeter anije peshkimi eshte mbytur ne kalaten lindore te portit te Durresit duke vene ne rrezik sigurine e lundrimit dhe nxjerr ne pah nevojen e zhvendosjes se flotes se peshkimit nga ky port.

Pas motopeshkatores Flab naten e kaluar eshte fundosur peshkarexha Mati e cila ishte e braktisur. Drejtori ekzekutiv i Autoritetit Portual Durres Eduard Ndreu thote se pervec se jane nje pengese per operacionet portuale nxjerrja e tyre ka dhe nje kosto mjaft te larte dhe zgjidhja e vetme eshte porti i peshkimit.

Situata ne kalaten lindore te portit paraqitet e renduar edhe per shkak te mjeteve te tjera lundruese te fundosura aty qe nga viti 1997 po kosto per nxjerrjen e tyre kap vleren e afro 1 milion eurove dhe po shihen mundesite ligjore per ti dhene te drejten nje firme per ti nxjerre dhe shfrytezuar ato per skrap. Nderkohe Autoriteti Portual ka te trasheguar dhe faturen financiare te zhvendosjes se anijeve te sekuestruara nga Antikontrabanda drejt portit te Raguzes 3 vjet me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›