E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha PS ta sjelle ne Kuvend. Rama Te pergjigjen per oferten

Kriza Dy rivalet politike ende pa nje pike te perbashket takimi

Dy protagonistet e politikes shqiptare edhe pas kerkeses se Bashkimit Europian per ti dhene fund krizes nuk kane dhene asnje sinjal per zgjidhjen e saj. Por nga palet ka dale nje mundesi qe mund te kete nje drite ne fund te tunelit pas formalizimit te ofertes se re te opozites e cila do te depozitohet ne Parlament.

Berisha

Kryeministri Berisha e konsideroi te vjeter ate qe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e quajti si oferta e fundit per zgjidhjen e ngercit politik mes dy forcave politike. Nje dite pas vizites se tij ne Bruksel ku diskutoi me krere te larte te Komisionit dhe Parlamentit Europian per ngercin politik ne Shqiperi Berisha theksoi se Rama po tregon nje mungese te madhe serioziteti kur paraqet perseri per diskutim nje draft i cili i perket 14 shtatorit. Rama paska quajtur oferte te re ate te 14 shtatorit. Kjo per mua eshte njelloj mungese e plote serioziteti. Ne ate oferte shkruhet per hetim te pakufizuar por ne sistemin demokratik nuk ekziston asnje personalitet apo institucion qe te kene fuqi te pakufizuar theksoi Berisha duke lene te kuptohej se mazhoranca nuk mund te pranonte draftin e socialisteve sepse ne kete menyre i kerkohej shkelja e Kushtetutes. Por nga ana tjeter kreu i qeverise deklaroi se ai do te vazhdoje te konsideroje me seriozitet te gjitha propozimet e opozites por sipas Berishes keto propozime duhet te vinin ne rruge zyrtare ne Parlament dhe jo te lexoheshin nga foltoret partiake. Me kete dua te them se e ftoj Ramen qe propozimin e tij ta dorezoje ne Parlament sepse ne dijenine time nuk ka dorezuar asgje ne Parlament qe nga data 20 tetor. Dhe nese ai mendon se Kryeministri dorezon materialet e tij ne Parlament kjo tregon se ai ska abc-ne e funksionimit te shtetit dhe te ligjit. Le ta dorezoje ne Parlament propozimin dhe e garantoj qe cdo propozim i opozites do te shqyrtohet me seriozitetin me te madh deklaroi Berisha.

Rama

Pa hetuar kutite e materialeve zgjedhore dhe duke perjashtuar tani me fletet e votimit ska reforme zgjedhore dhe ska as zgjedhje te mundshme ne Shqiperi. Ky eshte kushti i ri i Partise Socialiste i bere publik dje nga kryetari i saj Edi Rama. Ai ka sqaruar ne nje konference per shtyp se apeli i opozites tanime i referohet nje kerkese te reduktuar ne permbajtje e cila nuk parashikon me trajtimin e fleteve te votimit si objekt te hetimit parlamentar dhe qe per me shume i eshte vene ne tryeze Kryeministrit Sali Berisha personalisht nga Edi Rama. Ai duhet ti jape pergjigje ofertes se re te opozites te cilen ia kam lene une vete ne tavoline jave me pare dhe duhet te zgjidhe krizen politike qe vazhdon te deshmoje se Komisioni Europian ka plotesisht te drejte kur thote ne opinionin e vet se qeveria nuk eshte e gatshme ta zgjidhe. Oferta jone e re eshte e vetmja shprese per te dale nga kriza politike duke bere transparencen e zgjedhjeve te shkuara e shpetuar zgjedhjet e ardhshme deklaroi dje kreu socialist. Bie ne sy se oferta e fundit e opozites i eshte dorezuar Sali Berishes i cili nuk ka dhene ende nje pergjigje konkrete. Ne kete drejtim PS i mbetet idese se hetimit parlamentar por me nje kerkese qe nuk perfshin me fletet pra qe shmang konfliktin e supozuar procedural qe lidhet me vendimin per rishqyrtimin e fleteve te votimit. Ne mbeshtetje te opsionit te vet Edi Rama ka nenvizuar mirekuptimin qe ai ka gjetur te partneret nderkombetare te cilet jane angazhuar se fundmi per zgjidhjen e krizes. Madje nje vizite e Rames ne BE pritet te zhvillohet keto dy dite dhe ne te cilen permes takimeve te nivelit te larte si ato me kreun e Komisionit per Zgjerim Stefan Fule do te tentohet parashtrimi i formules opozitare si optimumi i zgjidhjes se krizes politike ne vend. Oferta jone ka marre nje opinion pozitiv te shprehur publikisht nga zyra e Komisionerit per Zgjerimin por ne duam qe oferta jone te marre pergjigje pozitive nga njeriu qe e ka shkaktuar dhe e mban krizen hapur duke e thelluar ate nga Saliu i votave te vjedhura dhe i kutive te mbyllura tha Rama duke nenvizuar edhe njehere shqetesimin e vertete te PS.

Fatjona Mejdini
Skerdilajd Zaimi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›