Tadiç: KFOR dhe EULEX, neutral ndaj Kosovës
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, në Asamblen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Serbia do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për bisedimet me Prishtinën, ndërsa theksoi se problemet mes dy palëve nuk mund të zgjidhen përmes veprimeve të njëanshme.
Ka disa çështje që duhet të diskutohen në muajt e ardhshëm dhe u bëjë thirrje të gjithë të përfshirëve, të angazhohen në këtë proces. Në këtë drejtim, presim që KFOR-i dhe EULEX-i të përmbushin tërësisht doktrinën e Kombeve të Bashkuara për neutralitetin ndaj statusit, në përputhje me mandatet e tyre nën rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit që është dhe burimi i legjitimitetit universal, sikurse në terren ashtu dhe në fushën ndërkombëtare, shprehet Tadiç.
Përveç zgjidhjes së çështjeve me palën kosovare, shtylla e dytë e përqendrimit të politikës serbe, sipas tij, do të jetë integrimi evropian, përkatësisht marrja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.