E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fllad ballkanik në SHBA

Në takim morën pjesë kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Bosnje Hercegovinës, Nikola Spiriç, kryeministri malazez, Igor Luksiç, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ai i Kosovës, Hashim Thaçi etj.
 
Ngjarja, përfshi simpoziumet dhe seminaret, u zhvillua në një nga komplekset më të mëdha për studentët dhe trashëgiminë ballkanike në Nju Jork, në “Javits Center”.

Takimi i titulluar “Një vizion për të ardhmen e përbashkët”, u hap nga Presidenti i FEBA-s, Aras Konjhodziç. Duke pranuar problemet me kombeve të Ballkanit, Konjhodziç tha se dëshiron t’i rrisë fëmijët me histori paqësore, jo me diskurs urrejtjeje dhe hakmarrës për të kaluarën. Duke nënvizuar faktin se miliona ballkanas jetojnë në SHBA, Konjhodziç tha se “duam të tregojmë se ne ekzistojmë këtu”.

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, bëri thirrje që Ballkani të kthehet në “energjinë e re dhe dinamike” të Evropës teksa kryeministri maqedonas vlerësoi takimin, duke theksuar faktin se ky ishte një shembull i bukur i bashkëpunimit në Ballkan.

Kryeministri boshnjak, Spiriç e përshkoi samitin si një mundësi për të nxitur dialogun dhe shtoi se Bosnja, e cila aspiron të bëhet anëtare e BE-së, beson në integrim.

Ngjarja një ditore e quajtur “Harta e Rinisë 2011”, filloi me një simpozium në mëngjes. Duke folur në simpozium, Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nënvizoi faktin se studentët me origjinë ballkanike janë tepër të rëndësishëm për transformime pozitive në vendet e tyre. “Qëllimi kryesor i takimit është të ndihmojmë rininë të kuptojnë se ata janë të dërguarit e rinj të paqes”, shtoi Hoxhaj.

Kryeministri Berisha vlerësoi lart takimin duke theksuar se “ky është takimi më i madh dhe ballkanik që kam marrë pjesë deri më tani. Ju përfaqësoni imazhin më të mirë të rajonit tonë”./Start/

                                                                                             2011-09-24 11:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›