Stipe Mesic Nuk me ka financuar lobi shqiptar
Ish-presidenti kroat Stipe Mesic dje ne Gjykaten Penale te Zagrebit ka pergenjeshtruar pohimet se fushata e tij presidenciale ishte financuar nga lobi shqiptar. Ne procesin gjyqesor qe ka filluar pas ngritjes se kallezimit penal nga Mesici kunder politikologut dhe publicistit Darko Petricic ish-presidenti kroat deklaroi se shqiptaret qe Petricic permend ai asnjehere ne jete nuk i ka pare. Mesic ka theksuar se ka raporte te plota lidhur me financimin e fushates se tij presidenciale. Ai ka theksuar se nuk di asgje lidhur me financieret e fushates se tij apo shumen e parave pasi per te ishte kujdesur shtabi i tij zgjedhor. Sipas tij asnje shqiptar nuk ka dhene ndonje kontribut per fushaten e tij. Mesic gjithashtu ka pohuar se ne garen zgjedhor nuk kishte hyre pa para por ka pranuar se gjate raundit te dyte te ish-zgjedhjeve presidenciale ishte rritur numri i sponsorizuesve te fushates se tij. Ish-presidenti kroat ka mohuar faktin se eshte nje nga tre njerezit me te pasur ne Kroaci. Petricic i cili ka bere akuzat ne fillim te procesit gjyqesor dhe gjate fjales se tij ka pershendetur Mesicin me pershendetje ne gjuhen shqipe Miredita duke e pyetur vec tjerash se a ka qene edhe ish-agjent i UDB-se. Por Mesic kete pyetje e ka vleresuar si nje idiotizem te paster.
Seanca e radhes gjyqesore eshte caktuar per me 16 nentor ku do te deshmojne edhe persona te tjere te ftuar nga te dyja palet.