Ka nisur puna per pergatitjen e infrastruktures per zgjedhjet lokale
Flet prefekti i Tiranes Keltis Kruja
Prefekti i Tiranes Keltis Kruja deklaron se Prefektura dhe Ministria e Brendshsme kane nisur nga puna per pergatitjen e zgjedhjeve lokale. Ne nje interviste televizive Kruja jep detaje specifike per situaten parazgjedhore dhe angazhimin e autoriteteve ne kete drejtim. Prefekti shprehu garancine e institucioneve per te permbushur ne kohe te gjitha hallkat si dhe venien ne rrugen e duhur te pergatitjeve zgjedhore.
Ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme ne kemi filluar pergatitjet administrative. Sigurisht qe pjesen me te madhe te procedurave e ka KQZ-ja por edhe inistitucionet e tjera nuk mbeten pas detyra te cilat sigurisht na i percakton Kodi Zgjedhor. Nje nga keto eshte monitorimi i hartimit dhe shpalljes te listave paraprake zgjedhore te cilat behen ne njesine vendore por Prefekti me administraten e tij i monitoron sigurisht ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme. Administrata eshte e angazhuar per te perballuar zgjedhjet vendore me te gjitha kapacitet e mundshme ne menyre qe te arrijme standardet evropiane u shpreh Prefekti Kruja.
Kruja komentoi edhe miratimin e tre ligjeve te fundit qe kane te bejne me kontrollin financiar ndaj bashkive dhe komunave dhe sipas tij opozita nuk ka asnje te drejte per ate qe ajo e quan shkelje te autonomise vendore. Nga ana tjeter Kruja komentoi edhe debatin per prishjen apo jo te piramides per te ndertuar aty godinen e Parlamentit. Duhet te shkaterrohen te gjitha simbolet qe i ngriten kult individit i cili shkaterroi dhe hodhi ne ere popullin shqiptar. Duhet te kemi parasysh qe ai eshte tempulli i diktatorit ishte banesa e fundit e tij per ta cuar ne perjetesi. Ajo piramide nuk mbart asnje lloj vlere historike deklaroi Prefekti i Qarkut te Tiranes.
Kruja nuk la asnje ekuivok per rezultatet e zgjedhjeve te 8 majit ne Bashkine e Tiranes megjithese theksoi se mazhoranca e kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij nese kandidatet do te jene perballe njeri-tjetrit Edi Rama per PS dhe Lulezim Basha per PD ministri aktual i Brendshem e ka te sigurte fitoren.