E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marinaret protestojne per pagesat

Nje situate prolematike eshte shkaktuar ne portin e Vlores ku si pasoje e bllokimit te nje trageti nga ana e punonjesve per mospagim te punonjesve i jane shkaktuar probleme edhe nje tjeter trageti.

Ka qene ora 7 e 30 kur ne portin e Vlores mberriti trageti i linjes Vlore-Brindisi me 70 pasagjere. Per kete arsye eshte kerkuar spostimi i tragetit Veronika i cili qendron qe prej me shume se 1 muaj pa levizur ne port per shkak te mos likujdimit te punonjesve te cilet refuzojne te lundrojne.

Kerkesa per te levizur tragetin eshte refuzuar prej kapitenit te Veronikes i cili eshte shprehur se stafi i tragetit nuk pranon te bej asnje manover ne shenj proteste per mos marrjen e rroges qe prej nje kohe te gjate. Pas rreth 3 oresh trageti Veronika ka nisur manovrat per levizjen e tragetit me qellim qe ti krijohej mundesia e ankorimit dhe te tragetit tjeter.

Pas kesaj manovre ku u hap vendi trageti Red Star u ankorua dhe pasagjeret zbriten por rreth ores 12.00 kapiteni i anijes se bashku me stafin e ngelur qe qendron pa levizur prej disa muajsh doli perpara mediave me nje kerkese ne lidhje me problematiken qe ka trageti ne te cilein ai eshte Kapiten.

Ai eshte shprehur se qe prej disa muajsh stafi nuk eshte paguar dhe eshte i pakte ne numer per te bere manovra.Po ashtu kapiteni i anijes e cila ka ngelur pa levizur qe prej nje muaji shprehet se jep doreheqjen per shkak te mos pagesave si dhe marinaret te cilet jane indian dhe indonezian kane pasur shqetesime shendetsore per shkak te kushteve qe jetojne ne traget. Ai pak ushqim qe ata marrin ua japin punonjesit shqiptar te portit te Vlores.

Deri tani asnje mase nuk eshte marre per keta punonjes te cilet i drejtohen ambasades Indiane per largimin e tyre nga Vlora.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›