Rrezikohet Pylli i Sodes

Ka qene ora 21 e mbremjes se djeshme ku nje vater zjarri eshte vrejtur ne afersi te tecit ne pyllin e sodes ku nje sasi e konsiderueshme me goma te perdoruara i eshte vene zjarri.
Si pasoje e ketij zjarri tymi i tij eshte pare dhe ndjere deri ne qender te qytetit.
Zjarrfikesit kane bere te mundur fikjen e tij pasi po te perparonte ky zjarr do te rrezikonte seriozisht pyllin.
Tani mbeturinat nuk po digjen ne vendin e tyre qe jane aktualisht por dhe ne brendesi te pyllit.
Ky pyll gradualisht eshte kthyer ne vend te mbeturinave te ndryshme te qytetarve te Vlores.