Greqi, “zinxhir” reagimesh kundër masave ekonomike
ATHINE-Sot në Greqi nuk do të funksionojë asnjë mjet i transportit publik dhe kjo jo për arsyen se është “Dita Europiane pa makinë”, por për shkak të grevës 24 orëshe të punonjësve të këtij sektori.
Qytetarët, vecanërisht në qytetet e mëdha Athinë e Selanik, do të ndeshen me probleme të mëdha në lëvizjen e tyre sot, për shkak të grevës 24 orëshe, që kanë nisur punonjësit sektorit të transportit publik, grevë që i janë bashkuar edhe shoferët e taksive, çka do të thotë se qytetarët që përdorin metronë, trenin elektrik, tramvajin, trolejbusat, autobusat urbanë dhe taksitë, duhet të gjejnë mënyra të tjera për të qarkulluar.
Punonjësit e transportit protestojnë kundër regjimit të dispozicionit (për punonjës me moshë të shkuar dhe rendiment të ulët), që vendosi qeveria. Ata argumentojnë se personeli i kompanive të tyre është reduktuar në mënyrë drastike, pas transferimeve që u kryen në kuadër të riorganizimit të komunikacionit urban të Athinës. Kjo grevë është vetëm fillimi, pasi sot do të ketë dhe mbledhje tjetër të sindikalistëve dhe tendenca është që të merret vendim për greva të përsëritura 24 orëshe. Ndërkohë taksistët vazhdojnë të protestojnë kundër liberalizimit të profesionit të tyre, që deri tani ishte i mbyllur.
Por problem do të ketë edhe me fluturimet nga aeroporti “Elefterios Venizelos”, pasi kontrollorët e trafikut ajror, në mesditë zhvillojnë një grevë 3 orëshe.
Grevë 24 orëshe ka paralajmëruar për sot edhe federata e mësuesve të Greqisë.
Së fundi një grevë 4 orëshe do të zhvillojnë punonjësit e autoriteteve lokale.
Ndërkaq në takimin e përbashkët që zhvilluan dje sindikatat e punonjësve të sektorit publik dhe atij privat, u vendos të shkohet në protesta të reja më 5 dhe 19 tetor.
Gjithë këto greva që do të paralizojnë Greqinë për disa orë, vijnë menjëherë pas shpalljes nga qeveria greke të masave drastike financiare, të cilat janë cilësuar si masa “zjarr” dhe shokuese për qytetarët.
Mbrëmë qeveria Papandreu vendosi kalimin në rezervë të 30 000 punonjësve të administratës shtetërore, si fillimi i një procesi për largimin e tyre përfundimtar nga puna, barazimin e pagave për zyrtarët e administratës, uljen me 20% të pensioneve mbi 1 200 Euro, vendosjen e limitit 5000 Euro në vit, për të ardhurat që do taksohen, tatimin e naftës për ngrohje duke filluar nga viti i ardhshëm, vjeljen e taksës mbi pasuritë e patundshme deri në vitin 2014, etj.
Këto masa sipas qeverisë edhe pse shumë të vështira dhe të rrepta për qytetarët, janë një mesazh i qartë për partnerët e Greqisë se kjo e fundit po i përmbush detyrimet e saj dhe një rrugë e mirë drejt lëvrimit të këstit të gjashtë të ndihmës, pa të cilën shteti nuk do mundte të kryente pagesat muajin e ardhshëm.
(d.b/BalkanWeb)