Durres/ furgonat pa licence policia aksion
Policia Bashkiake në Durrës ka nisur një aksion për bllokimin e furgonëve me targa të bardha që ushtrojnë konkurencë të pandershme ndaj atyre që janë licensuar.
Aksioni është përqëndruar në rrugën dytësore Plepa-Rrogozhinë, nën mbështetjen e strukturave të Policisë së Rendit. Drejtori i Policisë Bashkiake në Durrës, Adriatik Velja është shprehur se janë evidentuar rreth 120 furgonë të palicensuar që punojnë në linja të ndryshme, si Durrës-Kavajë, Durrës-Tiranë dhe Durrës-Krujë.
Kreu i Policisë Bashkiake të Durrësit ka ftuar për bashkëpunim edhe njësinë e qarkullimit rrugor për një aksion të përbashkët në displinimin e furgoneve 8+1, për të larguar nga linjat ata që nuk janë licensuar dhe që konkurojnë në mënyrë të pandershme subjektet e rregjistruara sipas ligjeve në fuqi.
Krahas konkurrencës së pandershme në transport, furgonat taksi 8 plus 1, që vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, janë kthyer në një fenomen shqetësues në akset nacionale sic është autostrada Tiranë- Durrës apo edhe Plepa- Kavajë, të destinuara për shpejtësi të mëdha deri ne 90 km/orë.
Drejtuesit e furgonave 8+1, ndalojnë në cdo hapësire rrugore për të marrë apo zbritur pasagjerë, duke i kthyer akset që lidhin qytete të ndryshme të vendit me qytetin bregdetar të Durrësit, të barabarte me një nga rrugët urbane.
Drejtuesit e tyre, në kundërshtim me kodin rrugor, zbresin pasagjerët në këta segmente, duke ndaluar paralel me makinat e tjera, ndersa bëhen shkak edhe për aksidente te shumta, ashtu sic tregojne dhe statistikat e fundit nga ky qytet.