E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Berat Nuk hiqet TVSH-ja sic kerkon PS

Rama nga disfata ne disfate elektorati i majte do ta nxjerre ne pension

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka shfrytezuar nje takim me banoret e komunes se Otllakut ne Berat per tiu pergjigjur negativisht propozimit te Partise Socialiste per heqjen e TVSH-se. Krere te opozites shqiptare per te sulmuar qeverine kerkojne heqjen e TVSH-se per prodhimet tuaja. Qellimi eshte qe juve tu mbeten prodhimet ne fushe dhe kjo vetem e vetem qe ju te ktheheni kunder e te mos votoni per qeverine por kjo nuk do te ndodhe kurre. Ne nuk heqim TVSH-ne per prodhimet tuaja - ka thene kreu i qeverise. Berisha insistoi se eshte i vendosur per te realizuar endrren e shqiptareve dhe per te miratuar ligjet e integrimit. Kryeministri tha se nuk mundet qe te hiqet TVSH-ja sic e kerkon Partia Socialiste pasi do te conte ne falimentimin e shume bizneseve. Zoti Edi Rama eshte i vetmi politikan ne Europe i cili kalon nga disfata ne disfate sepse zgjedhesit e ndeshkojne per politiken e tij bllokuese. shte politikan i cili do te dale ne pension ne menyre edhe te pavullnetshme sepse socialistet do tia presin bileten brenda vitit 2013 - ka thene me tej Berisha.

Ne vijim te vizites se tij ne rrethin e Beratit kreu i qeverise u ndal ne inaugurimin e rruges fshat Mbreshtan-Sinje me gjatesi 10.1 kilometra gjeresi 4 metra dhe vlere 131 milion leke. Kryeministri duke pershendetur banoret e mbledhur ne takim uroi per rrugen e re dhe premtoi se per cdo biznesmen te zones do te jepen kredi te buta. Duke iu drejtuar serish kreut te opozites Berisha u shpreh se Dje isha ne Pac ne Tropoje dhe ne Golaj dhe me pas nga Kruma u ktheva ne Tirane brenda 2 oreve e 5 minutave per te vijuar me axhenden. Pasdite zoteria SMS shperndau SMS ne te gjitha gazetat se Berisha udhetoi me tre helikoptere. Fillimisht nuk me erdhi me erdhi mire por pastaj mendova qe ai ka te drejte pasi imagjinata e tij nuk e kap dot se cfare transformimi sjellin keto rruge - theksoi ai. Kryeministri Berisha ne vijim te akuzave ndaj kreut te opozites e ka cilesuar ate si politikan te bllokimit dhe mendon se duke veshtiresuar jeten e qytetareve shqiptare do te mund te ngjalle tek ata pakenaqesi ndaj qeverise per te ngjitur shkallet e pushtetit. Me 8 maj shqiptaret votuan dhe i dhane politikes me te madhe te bllokimit ndeshkimin me te madh ndonjehere ne historine e zgjedhjeve vendore 141 mije vota me pak. Rama bertet perse po ikin qarqet por qarqet po ikin se jane 141 mije shqiptare qe kane votuar me shume per Aleancen e mazhorances. Zoteria shkruan Kurbanin por sigurisht po bllokove Tiranen tiranasit votojne per te gjithe shqiptaret te japin mesimin e merituar. Nuk ka shqiptar qe e voton politiken e bllokimit nuk ka shqiptar i cdo bindjeje qofte qe voton per te bllokuar femijet e tij per te bllokuar familjen e tij per te bllokuar fshatin apo qytetin e tij. Jo nuk eshte kjo rruga e ardhjes ne pushtet. Megjithate 2013-a po vjen dhe ne jemi te vendosur ne menyren me demokratike te zgjidhim cdo kundershti. Sikunder une ju them ju ketu vellezer dhe motra se absolutisht ne mbetemi shume te respektueshem ndaj opozites ne mbetemi shume te gatshem per dialog me opoziten por ata qe mendojne se duke bllokuar procesin e integrimit europian do te marrin ndeshkimin demokratik me te merituar - ka perfunduar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›