Haxhinasto i propozon homologut te Malit te Zi levizjen e qytetareve me karta identiteti
Gjate qendrimit te tij ne Nju Jork me rastin e hapjes se punimeve te Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u takua me homologet e tij te Malit te Zi Bosnje- Hercegovines dhe Gjeorgjise. Gjate takimit me homologun e Malit te Zi Milan Rocen te dy ministrat biseduan mbi forcimin e metejshem te marredhenieve te bashkepunimit mes dy vendeve si ne kuadrin dypalesh ashtu edhe ne kuadrin e nismave rajonale dhe te procesit te perbashket te integrimit europian e euroatlantik. Dy ministrat vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve midis Shqiperise dhe Malit te Zi dhe shprehen vendosmerine per ecjen perpara me projektet e bashkepunimit ne fushat me interes reciprok vecanerisht ne infrastrukture transport bashkepunim kufitar dhe energji. Ne kete te fundit u theksua nevoja e levizjes se lire te qytetareve ne te dy anet e kufirit me karta biometrike identiteti deri ne arritjen e saj si nje akt i plote per te gjithe qytetaret e te dy vendeve. Ministri Rocen shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e pakursyer te Shqiperise per procesin e anetaresimit te vendit te tij ne strukturat euroatlantike si nje kontribut ne stabilitetin e Malit te Zi e rajonit ne pergjithesi. Ne perfundim ministri Rocen e ftoi ministrin Haxhinasto per nje vizite zyrtare ne Podgorice ne nje kohe sa me te afert ftese e cila u prit me kenaqesi.
Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi nje takim dhe me ministrin e Jashtem te Bosnje-Hercegovines Sven Alkalaj. Ministri i Jashtem boshnjak duke falenderuar per hapjen e Ambasades shqiptare ne Sarajeve njoftoi se se shpejti edhe vendi i tij planifikon te hape Ambasaden e Bosnje - Hercegovines ne Tirane. Nga ana e tij ministri Haxhinasto shprehu gatishmerine e Shqiperise per te asistuar me tej Bosnje-Hercegovinen ne rrugen e integrimit ne NATO. Ministri Haxhinasto zhvilloi nje takim edhe me ministrin e Jashtem te Gjeorgjise Grigol Vashadze. Dy Ministrat rane dakord per nevojen e forcimit dhe konkretizimit te bashkepunimit midis dy vendeve dhe per fillimin e menjehershem brenda ketij viti te konsultimeve politike duke u fokusuar ne dialogun politik bashkepunimin ekonomik ceshtjet e sigurise dhe bashkepunimin ne kuader te organizatave nderkombetare.
22 Shtator 2010