E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto kërkon lehtësim vizash për në Britani

Sot, ajo zhvilloi një takim lamtumire me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Ky i fundit ka vlerësuar kontributin e Ambasadores Mcllwham për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve.

 Ai shtoi se bashkëpunimi me Britaninë e Madhe duhet të zgjerohet më tej në fushën ekonomike. Ministri Haxhinasto vlerësoi mbështetjen britanike në procesin e integrimit evropian dhe theksoi se reformat, veçanërisht ajo zgjedhore, duhet të vazhdojnë pa u kushtëzuar nga objektiva të tjera politike të ndonjë partie.  Zv.kryeministri theksoi gjithashtu se lehtësimi i regjimit të vizave mes dy vendeve do të ndihmonte për rritjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme. 

Ambasadorja Mcllwham vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor paqe e stabiliteti në rajon. Bashkëbiseduesit u shprehën se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e fundit e arritur për përfaqësimin rajonal, forcon sovranitetin e Kosovës dhe i shërben interesave të qytetarëve të dy vendeve si dhe perspektivës evropiane të tyre./Start/

                                                                                             2012-02-27 16:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›