E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë kompani interes për rrugën Durrës-Kukës

Kompania fituese që do të shpallet më vonë, do të marrë me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë. 

Nga të dhënat e kësaj ministrie, bëhet me dije se kanë aplikuar 5 kompani të huaja, si STRABAG & INTERTOLL CONSORTIUM; J&P-AVAX & EGIS CONSORTIUM; HOCHTIEF PPP SOLUTIONS GMBH; AUTOSTRADA BRESCIA- VERONA-VICENZA- PADOVA SPA; dhe VINCI CONCESSIONS SAS – AKTOR CONSESSIONS SP.

“Procedura e hapjes së ofertave dokumentacionit për parakualifikim u krye në prani të medieve, në një proces të qetë dhe transparent. Dokumentacioni do të vlerësohen bazuar në kriteret e përzgjedhur të përcaktuar në dokumentacion standart të kësaj procedure për fazën parakualifikim. Komisioni i Vlerësimit do të përfundojë vlerësimin e ofertave të paraqitura brenda datës 23 mars 2012 dhe autoriteti do të ndjekë procedurat e parashikuara konform ligjit në fuqi”, thuhet në reagim.

Por, çfarë duhet të bëjë kompania që do të marrë me koncesion këtë rrugë?

Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, bëri me dije se koncensionari i ri duhet të operojë në mirëmbajtjen e autostradës, tunelit të Thirrës, funksionimi i një sistemi të hapur trafiku, ku parashihet edhe mbledhja e të ardhurave. Gjithashtu, kompania do të duhet të bëjë punime shtesë për stabilizimin e skarpatave dhe masat mbrojtëse për të parandaluar mbylljen e rrugëve, për përmirësimin e sigurisë në rrugë, dhe për të reduktuar gradualisht kostot e operimit dhe mirëmbajtjes së Autostradës.

Përveç kushteve të mësipërme, koncesionari, do të jetë i detyruar të ndërmarrë punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e sheshit të pagesave, për një sistem të “hapur” tarifimi,  instalimin e rrethimit përgjatë Autostradës; instalimin e ndriçimit në të gjitha kryqëzimet;  ndertimin e tre kryqëzimeve ne segmentin e III-të të autostradës; ndërtimin e kryqëzimit në  Kalimash; dublimi i segmentit të I-rë ( Milot- Rrëshen) të autostradës dhe ndërtimin e urës së re të Drinit dhe tunelit vijues në Kukës. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2012-02-27 15:23
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›