LSI Prifti i papergjegjshem t039i hetohet pasuria

Pas akuzave te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti se Ilir Meta ka dy muaj qe mban kontakte me Edi Ramen per rrezimin e qeverise reagoi dje Levizja Socialiste per Integrim.
Sekretari i Pergjithshem Luan Rama tha ne nje deklarate se koalicioni me Partine Demokratike eshte vendim i forumeve te LSI-se. Ne do te vazhdojme bashkeqeverisjen me kete force politike. Akuzat per flirte politike jane te papranueshme - tha sekretari i Pergjithshem i LSI-se. Sipas tij Inspektorati i Deklarimit te Pasurive duhet te verifikoje pasurine e Priftit dhe 1. 8 milione eurot e perfituara nga shitja e fabrikes para se ai te behej minister. Sic duket krisja brenda Levizjes Socialiste per Integrim sa vjen dhe thellohet ne nje kohe kur drejtuesit kryesore te saj vijojne akuzat e forta ndaj njeri-tjetrit sulme te cilat po vene ne veshtiresi edhe koalicionin qeveritar. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama akuzoi z. Prifti se ka bere pazar me shitje aksionesh gjate kohes kur drejtonte dikasterin e ekonomise. Rama e cilesoi Priftin jo vetem si nje person ne krize identiteti por edhe te papergjegjshem sa u takon akuzave per Ilir Meten dhe Policine e Shtetit per perfshirje ne kontrabanden e naftes. Edhe pse ka pohuar se z. Prifti vazhdon te jete nenkryetar i LSI-se per kreret e kesaj force ai ka nje papjekuri te vazhdueshme politike. Madje Rama ka bere ironi edhe me votat qe Prifti thote se ka ne qarkun e Fierit duke nenvizuar se eshte poshterues mendimi se ato jane vota personale te ish-ministrit.