E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook, 100.000 pëlqime për Lulzim Bashën

TIRANË- Janë plot 100.000 klikime për faqen zyrtare të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha. Në rrjetin social Facebook, Basha rezulton të ketë marrë numrin më të madh të pëlqimeve, që deri më tani janë dyfish më shumë se ata që pëlqejnë Edi Ramën. “Unë dua të ndaj me ju lajmin se faqja jonë sapo regjistroi anëtarin me numër 100,000! Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që po më jepni në këtë fushatë. Ndihem i nderuar, i privilegjuar dhe i prekur nga përkushtimi, optimizmi dhe entuziazmi i secilit prej jush. Çdo minutë e juaja do të thotë shumë dhe unë nuk gjej fjalë për të përshkruar ndjenjat e respektit dhe mirënjohjes për secilin prej jush. Bashkë ne do të bëjmë të mundur ndryshimin e madh për Tiranën. Bashkë ne do të krenohemi me Tiranën Europiane. Shprehja e mirënjohjes nuk është e lehtë, por thjesht po them: Faleminderit!”, - shkruante dje Basha në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›