E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: PDIU do të jetë surpriza e zgjedhjeve

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet zhvilloi dje një takim me qindra simpatizantë në qytetin e Fierit, ku kërkoi mbështetje në zgjedhjet e 8 Majit. Kryetari Shpëtim Idrizi deklaroi se PDIU do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që parashtroi edhe pikat programore të partisë. “PDIU është e vetmja forcë që shtyn me presion pozitiv partitë e mëdha, sa herë që cenohen interesat e kombit tonë. PDIU, përpara siglave të partive vendos flamurin kombëtar. Sot duhet të mbështesim partinë tonë, partinë tuaj. E drejta mund të vonojë, por kurrë nuk do të harrojë, sepse e kemi të drejtën me vete. Qytetarët e Fierit meritojnë të jetojnë më mirë, sepse janë qytetarë europianë. Së bashku do të çojmë përpara Shqipërinë, prosperitetin dhe flamurin tonë. Rezultati i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në zgjedhjet e 8 Majit do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve”, deklaroi kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ai shtoi se kombi shqiptar është më i gjallë se kurrë dhe se pikërisht duke mbajtur flamurin e kombit, do të arrijmë edhe zhvillimin e nevojshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›