Leonardo nxjerr në shitje Sneijderin

Trajneri i Interit, Leonardo përgatitet që te shes mesfushorin holandez Wesley Sneijder te Manchester United.
Pas mbarimit të sezonit në vendin e dytë, Leonardo menjëherë deklaroi se "Nuk ka lojtar që është i pashitshëm”.
E përditshmja italiane “La Stampa” raporton se Sneijder dëshiron të transferohet në United, ndërsa trajneri braizlian Leonardo është gjithashtu i prirur të gjeneroj fonde për transferta të reja sipas një plani që ka hartuar ai.
"Inter është një ekip me plotë yje të cilët kanë fituar gjithçka. Tani ne duhet të shohim se cilët nga mesi i tyre duan të qëndrojnë dhe të na ndihmojë të fitojë më shumë trofe sezonin e ardhshem. Sneijder nëse kërkon të largohet është i lirë nga ana ime" përfundoi Leonardo.