E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video Meta –Prifti, Gjykata nuk tërhiqet nga vendimi

Gjykata e Lartë bashkon në një dosje cështjen e videos Meta-Prifti, kjo pas seances se mbajtur sot, për pavlefshmërinë e videos shumë të debatuar.

Tashmë i njëti trup gjykues do të gjykojë cështjen në themel, sikundër dhe të gjykojë pavlefshmërinë e videos. Pavlefshmërinë e kësaj video e kanë kërkuar avokatët e kreut të LSI-së.


Gjykata e Lartë dha vlerësimin e saj në lidhje me përgjimin pas një padie që avokatët e Ilir Metës bënë në Gjykatën e Lartë duke kërkuar që përgjimi të shpallet i pavlefshëm e po ashtu për rrjedhojë të anulohej heqja e imunitetit dhe akti i ngritjes se akuzës ndaj tij për korrupsion pasiv.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›