E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Frikë nga vota kanë vetëm hajdutët e votës, ne jemi fitues pa diskutim

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka komentuar mbi deklaratat e kryeministrit Sali Berisha në konferencën e sotme për shtyp. Duke iu përgjigjur deklaratës së Berishës se PD është pesë pikë përpara PS në sondazhe, Rama tha se nuk ka nevojë për sondazhe, pasi ata janë fitues pa diskutim.

Shpifja 1 e ditës: Rama bën sondazhe me shuma madhore që i dalin keq çdo muaj! Në fakt ska nevojë për sondazhe sot, ne jemi fitues pa diskutim.

Shpifja 2 e ditës: Sulmet për bllokimin e projektit me Kosovën i bën mafia! Në fakt Gjermania e financon, KM e bllokon me badigardin e tij.

Shpifja 3 e ditës: Opozita ka frikë nga vota! Fakti është se frikë nga vota kanë vetëm hajdutet e votës me Saliun që e bëri kuvendin Ruzhdie!

Shpif, shpif se diçka mbetet mendon Saliu! Fakti është se tahmaja e madhe të le pa gjë dhe vidh- vidh asgjë në fund mund të mos i mbetet…, shkruan Rama në Twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›