Drogë nga Shqipëria e Spanja në Itali, 32 arreste
ROMË- Policia italiane ka arrestuar 32 persona në një operacion antidrogë finalizuar mëngjesin e sotëm.
Sipas mediave italiane që i referohen policisë mësohet se arrestet janë ekzekutuar në Lazio, Marche, Toscana dhe Emilia Romagna.
Gjithcka erdhi pas hetimeve dhe gjurmimit të një bande që merrej me trafikun e drogës, kryesisht kokainë që vinte nga Spanja e Shqipëria. Një nga anëtarët e bandës mbeti i vrarë në janar të këtij viti.
Policia ka sekuestruar 50 kg drogë, dhjetëra armë e municione dhe një 600 mijë euro. Nuk bëhen ende të ditur kombësia dhe identiteti i të ndaluarve.