E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maliqi largohet nga PS-ja akuza Rames per dhune dhe kriminalitet

Nje tjeter largim ndodhi dje ne radhet e eksponenteve socialiste ku edhe ne kete rast arsyeja kryesore ishte kundershtia ndaj politikes se ndjekur nga kreu socialist Edi Rama. Kryetarja e Forumit te Gruas se Partise Socialiste ne Shkoder Dorela Maliqi deklaroi largimin e saj nga forca politike ku qendroi deri me tani dhe njoftoi bashkimin e saj me Levizjen Socialiste per Integrim. Sipas deklarates te dhene per shtyp nga Maliqi arsyeja kryesore e largimit ishte kundershtia e madhe qe ajo kishte ndaj kreut te opozites Edi Rama. Kryetarja e forumit te gruas hodhi akuza ndaj Partise Socialiste dhe njekohesisht akuzoi rende kreun e opozites pasi sipas saj nen drejtimin e tij selia roze eshte kthyer ne nje ombrelle kriminale. Denojme me force politiken e Edi Rames. Dhuna aktuale kriminale nuk jane filozofia e PS-se. Rama ka braktisur socialistet e vertete - tha Maliqi ne deklaraten e doreheqjes nga PS. Sipas Maliqit lideri aktual e ka kthyer Partine Socialiste ne nje vater kriminale dhe se ne te shtoi ajo nuk degjohet fjala e socialisteve te vertete atyre qe themeluan realisht kete parti. Kjo nuk eshte hera e pare kur kryesocialisti Edi Rama akuzohet per dhune dhe kriminalitet. Vetem pak dite me pare rreth 27 anetare te asamblese se PS-se ne Shkoder dhe disa drejtues te saj midis tyre edhe ish-kreu i PS-se se Shkodres Edip Shiroku deklaruan largimin nga kjo force politike dhe akuzuan ashper kreun socialist Edi Rama per dhune dhe kriminalitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›