E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo ne Gjirokaster LSI promotore e edukimit te te rinjve

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun Gjirokastër, Vangjel Tavo, ka marrë pjesë në një aktivitet festiv të organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim në qytetin e Gjirokastrës. Në këtë aktivitet, ku ishte i ftuar grupi nga Tetova, Elita 5, qindra të rinj gjirokastritë kaluan së bashku një mbrëmje të gjatë festive të organizuar më së shumti nga të rinjtë gjimnazistë të Gjirokastrës. Zoti Tavo premtoi se Lëvizja Socialiste për Integrim do tё vazhdojё tё jetё promotore e edukimit të të rinjëve. Ai theksoi se kalaja e Gjirokastrës, tradicionalisht ka mbledhur mijёra njerёz, por asnjёherё nuk ka pasur sё bashku kaq shumё vajza e djem tё mrekullueshёm dhe nuk ka përjetuar njё atmosferё tё tillё plot energji. Zyrtari i lartë i LSI-së nënvizoi se ai vetë, forca politike që përfaqëson dhe Forumi Rinor i saj, janë krenarё, sepse ditё pas dite po pёrmbushin premtimin pёr t’ua bёrё jetёn mё aktive dhe mё tё bukur tё rinjve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›