E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet përfundimi i “Gerdecit”

Në seancën e zhvilluar të premten,  gjyqtari Ridvan Hado paralajmëroi avokatët mbrojtës që javën e ardhshme t’i japin fund procesit të parashtrimit të pretendimeve të tyre, në  të kundërt, sikurse u shpreh ai, do ta konsiderojë të ezauruar këtë fazë dhe do të procedojë me vendimin.

Prej disa javësh, procesi “Gerdeci” vazhdon me konkluzionet e palës mbrojtëse, pas atyre të Prokurorisë. Në pretencën e saj, organi i akuzës kërkoi shpalljen fajtor dhe dënime të ndryshme me burg për të pandehurit, për disa prej të cilëve burgim të përjetshëm. Kundrejt kësaj, pala  mbrojtëse përgjithësisht ka mbajtur qëndrim mohues.

Të pandehurit akuzohen si përgjegjës për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku si pasojë e një shpërthimi në ish-fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Procesi është shoqëruar me zvarritje të shpeshta, ku shumë seanca janë pezulluar kryesisht për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-28 14:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›