E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto në Seul, ftesë për investime

Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe siguroi palën koreane për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për t’i forcuar dhe zhvilluar ato edhe më tej në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Haxhinasto tha se bashkëpunimi midis dy vendeve duhet të zhvillohet më tej, dhe veçoi si fusha prioritare energjinë, turizmin, burimet minerare, energjinë e rinovueshme, etj.

 rëndësishme, tha ai, është që të krijojmë të gjitha strukturat dhe mundësitë që komunitetet e biznesit të dy vendeve të jenë sa më afër njeri-tjetrit, për të identifikuar fushat dhe projektet me interes të ndërsjellë. Për këtë gjë dy bashkëbiseduesit ranë dakord që të nënshkruajnë një marrëveshje për mbajtjen e takimeve të komisioneve të përbashkëta. 

Në vazhdim, ministri Haxhinasto përsëriti ftesën për biznesin korean që të vijë dhe të investojë në Shqipëri, sepse kështu investojnë në një rajon që në të ardhmen do të jetë pjesë e tregut të Bashkimit Evropian.  Nga ana e tij, ministri korean Kim Sung-hwan shprehu interes mbi portet detare në Shqipëri dhe në përgjithësi për infrastrukturën e transportit në Shqipëri dhe rajon.

“Duke patur parasysh se çdo vit janë rreth 15 milionë turistë koreanë, një pjesë e të cilëve kanë Evropën si destinacion turistik, madje edhe vende afër Shqipërisë, futja e Shqipërisë në itineraret e tyre turistike duhet të jetë pjesë e agjendës sonë të përbashkët”, tha Kim Sung-hwan. 

Për këtë, u tha në takim, duhet që të krijohen të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që operatorët turistikë të dy vendeve të bashkëpunojnë midis tyre. Duke shprehur mirënjohjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana Republikës së Koresë, Haxhinasto kërkoi që të dy vendet të bashkëpunojnë që të ndihmojnë dhe asistojnë këtë shtet të ri në Ballkan për përparim dhe zhvillim ekonomik, si dhe të bëhet pjesë e organizatave rajonale dhe familjes ndërkombëtare. /Start/

                                                                                             2011-11-23 14:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›