E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shinasi Rama promovon librin “Përrallat e tranzicionit shqiptar”

TIRANE - Është promovuar sot në Tiranë libri “Përrallat e tranzicionit shqiptar” me autor profesorin e politikës, në universitetin e Nju Jorkut në SHBA, Shinasi Rama.
Politikanë, intelektualë, gazetarë e kritikë diskutuan rreth librit, i cili analizon tranzicionin e gjatë prej më shumë se dy dekadash të vendit tonë.
Autori me një gjuhë therëse përcjell përmes këtij libri atë që ai e cilëson si njerën prej krizave më të rënda që kalon Shqipëria, dështimin e ndërtimit të shtetit të duhur.

“Shteti nuk e ka ruajtur autonominë që duhet të ketë nga shoqëria që drejton dhe tashmë është një instrument në duart e parisë, që e përdor sipas nevojave të rastit, për të sunduar popullin. Si pasojë, strukturat shoqërore, të konsoliduara në formën e klaneve oligarkike, kanë dalë sunduese.”-thuhet mes rreshtave të këtij libri, i cili vjen për lexuesin shqiptar i botuar nga Shtëpia Botuese ‘Princi’.

Shinasi Rama, protagonist në lëvizjen dhjetori ’90, mban gradën e doktorit të shkencave politike. Ai ka një karrierë të spikatur akademike në SHBA.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›