Haxhinasto niset për një vizitë në Katar

Në programin e kësaj vizite janë parashikuar takime me lidershipin politik më të lartë të këtij shteti të Gjirit Persik, si me Emirin e Katarit, Kryetarin e Këshillit Konsultativ të Katarit dhe Kryeministrin e vendit.
Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë do të analizohet bashkëpunimi i deritanishëm midis të dy vendeve si dhe perspektiva e zhvillimit të mëtejshëm të tyre. Qëllimi kryesor i vizitës është që krahas zhvillimit të marrëdhënieve të shkëlqyera politike që ekzistojnë midis të dy vendeve, të theksohet bashkëpunimi sidomos në fushën e investimeve.
Haxhinasto dhe delegacioni që e shoqëron do të parashtrojnë disa nga projektet më të rëndësishme ku mendohet se ekzistojnë mundësi për realizimin e një bashkëpunimi me interes të ndërsjellë ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Shtetit të Katarit. Këto projekte përfshijnë fusha si energjetika, infrastruktura rrugore, bujqësia, turizmi si dhe fushën e punësimit.
Në agjendën e takimeve një vend të rëndësishëm do të zërë edhe shkëmbimi i mendimeve për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në botën arabe në veçanti.
Në programin e vizitës është parashikuar edhe nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe ato speciale. /Start/
2012-03-25 15:22