Topi: Mirënjohje NATO-s për sulmet në Serbi

“Sot mbushen 13 vjet nga nisja e sulmit ajror të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë, të NATO-s, kundër politikës shoviniste dhe makinerisë ushtarake serbe”, shprehet Presidenti në mesazhin e tij.
“24 marsi i vitit 1999 shënoi fillimin e fundit të regjimit diktatorial të Sllobodan Millosheviçit duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë gjenocidit, dhunës së pashembullt dhe shpërnguljeve me forcë ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës nga trupat ushtarake serbe”.
“Në emër të shtetit shqiptar - vijon Topi - dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Presidentin Klinton, për Kryeministrin britanik Toni Bleir si dhe për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, të cilat i erdhën në ndihmë dhe përkrahën pa hezitim popullsinë shqiptare të Kosovës duke e shpëtuar atë nga spastrimet etnike dhe dhuna më çnjerëzore e ushtruar në Evropë në fund të shekullit XX”.
Më tej në mesazhin e kreut të shtetit theksohet se ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë ishte vendimtare në momentet më të vështira të historisë moderne të kombit shqiptar dhe “duke u kombinuar me qëndresën e luftën heroike të Ushtrisë Çlimrimtare të Kosovës, bëri të mundur që populli i Kosovës të fitonte lirinë e merituar, për të cilën ka sakrifikuar aq shumë duke luftuar papushim e duke derdhur gjak”.
“Tashmë Ballkani, i çliruar nga mendësitë arkaike të konflikteve ndëretnike, ka një realitet të ri gjeopolitik: shtetin e ri, sovran dhe të pavarur të Kosovës, perspektiva e qartë e të cilit është padyshim integrimi në gjirin e strukturave euroatlantike dhe në familjen e madhe evropiane”, thuhet në njoftimin e Presidentit Topi.
“Kjo u bë e mundur në sajë të operacioneve të suksesshme 78-ditore të Aleancës së Atlantikut të Veriut kundër diktaturës së Millosheviçit, kundër dhunës ndaj popullsisë civile e të pambrojtur, kundër spastrimeve dhe shpërnguljeve etnike si dhe në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, demokracisë dhe paqes. Për të gjitha këto arsye, Kosova dhe Shqipëria si dhe i gjithë kombi shqiptar do t’u jenë përjetë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e të NATO-s duke vazhduar të jenë faktorë paqeje dhe sigurie në Ballkan”.
/Start/
2012-03-24 21:44