E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuper viziton Prishtinën dhe Beogradin

PRISHTINË- Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet Prishtinë-Beograd do të vizitojë sërish javën e ardhshme Kosovën e Serbinë, në përpjekje për të organizuar raundin e ri të bisedimeve, pas dështimit të atij që ishte parashikuar të mbahej në Bruksel, në 27-28 shtator.

Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve Rojters, sipas së cilës Kuper fillimisht do të shkojë në Beograd dhe me pas në Prishtinë për të bindur dy palët të ulen sërish në tryezën e bisedimeve dhe për të vazhduar negociatat e ndërmjetësuara nga BE.

Raundi i fundit i bisedimeve dështoi pas insistimit të Beogradit për të diskutuar mbi pikat kufitare që lidhin Kosovën e Serbinë, gjë, e cila u refuzua në mënyrë kategorike nga ekipi i Prishtinës dhe vetë qeveria e Kosovës. Edhe vetë ndërmjetësi i BE-së, Robert Kuper ka deklaruar se situata në pikat kufitare në veri të Kosovës nuk janë pjese e dialogut.

“Qëllimi i këtij procesi negociatash vazhdon të jetë diskutimi i cështjeve që synojnë përmirësimin e jetës së njerëzve”,- ka thënë Kuper.

Gjate dy ditëve të kaluara, ai ka diskutuar në Bruksel në takime të vecanta me të dyja ekipet lidhur me temat që do të diskutohen ne raundin e rradhës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›