Studimi i UNICEF: Mijëra fëmijë në Shqipëri privohen nga ushqimi e shkolla
TIRANE- Një studim i UNICEF-it dhe ministrisë së Punës për varfërinë ka treguar se me mijëra fëmijë në Shqipëri privohen nga ushqimet, shërbimet shëndetësore dhe arsimimi për shkak të të ardhurave të pakta të familjeve të tyre. Studimi përfshiu 6676 fëmijë të moshave nën 18-vjec në të gjithë vendin, nga ku rezultoi se 25% e tyre jetojnë në varfëri dhe 11% në varfëri ekstreme.
“Shifra për fëmijët që jetojnë në varfëri ekstreme është 347 lekë për person në muaj. Ato konsumojnë ushqim, veshje, libra dhe cdo gjë tjetër më pak se fëmijët e tjerë. 4 në cdo 10 fëmijë me sëmundje kronike janë nga familjet e varfra. 3,9 herë më pak shpenzojnë ata për shërbimet shëndetësore, për arsimin shpenzojnë 4,8 herë më pak” , tha realizuesja e këtij studimi Zana Vokopola.
Përfaqësuesi i UNICEF Detlef Palm deklaroi se cdo fëmijë duhet të ketë akses për t’u ushqyer, kuruar dhe arsimuar.
Nëpërmjet kryerjes së këtij studimi ministria e Punës synon që të evidentojnë drejtimet se ku duhet të ndërhyjë tek skema e ndihmës ekonomike, për të ndihmuar familjet e varfra.
(m.a/News24/BalkanWeb)