E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto, pritje për gazetarët gjermanë

Gjermania është një kontributor i rëndësishëm i proceseve të integrimit të Shqipërisë dhe një mbështetës i integrimit të mëtejshëm të saj. Kështu është shprehur në fjalën e tij zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto gjatë takimit me një grup gazetarësh gjermanë nga mediat më prestigjoze gjermane, të cilët ndodhen në një tur informativ në vendin tonë.

Gjithashtu Haxhinasto theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale.
 

Gazetarët gjermanë do të vijojnë takimet me autoritetet më të larta të institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale, me përfaqësues të shoqërisë civile, të medias vendase, etj. Gjatë qëndrimit të tyre, ata do të vizitojnë pikat turistike dhe arkeologjike në Durrës, Berat, Sarandë dhe do të priten nga bashkiakët e këtyre qyteteve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›