Mbante armë e municione, arrestohet

Policia e Shkodres / Foto ilustruese
Një 42-vjeçar nga komuna Gur i Zi është arrestuar nga policia e Shkodrës për armëmbajtje pa leje.
Leonat Filip Correj, 42 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gur i Zi, komuna Gur i Zi, është prangosur nga policia me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.
Ai është arrestuar në flagrancë pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, ku i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri automatik me një krehër me 30 fishekë, 5 granata luftarake si dhe 6 ndezës granatash luftarake. / Anila Dushi