Haxhinasto sot vizite zyrtare ne Itali
Axhenda e integrimit te Shqiperise do te jete sot pjese e diskutimeve qe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto do te kete ne Rome me homologun e tij italian Franco Frattini. Sipas njoftimeve zyrtare te Ministrise se Jashtme vizita e Haxhinastos do te kete si pike qendrore takimin me Frattini-n qe eshte nje nga zyrtaret me te prononcuar per heqjen e vizave me Shqiperine. Gjate takimit qe ministri Haxhinasto do te zhvilloje ne Ministrine e Jashtme italiane me z. Frattini do te bisedohet per ecurine e marredhenieve dypaleshe dhe shumepaleshe mes dy vendeve axhenden e integrimit europian te Shqiperise si dhe zhvillimet e fundit ne rajon thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme. Po keshtu Haxhinasto do te zhvilloje takime me personalitete te larta te politikes italiane me ambasadore te vendeve te akredituara ne vendin tone qe jane rezidente ne Rome si dhe me perfaqesues te komunitetit shqiptar ne Itali. Por nuk perjashtohet edhe nje diskutim per krizen politike ne vend ne nje moment kur opozita shqiptare ka paralajmeruar kalimin drejt nje faze te re te angazhimit politik. Asgjesimi i fleteve te votimit te perdorura me 28 qershor 2009 ka provokuar ndjesine e nje tensionimi te situates duke hapur nje paranteze problematike edhe per sa i perket te ardhmes se afert politike ne Shqiperi. Nderkohe nje debat i saponisur dhe qe ka te beje me Italine eshte edhe ai per importimin e plehrave nga ky vend dhe perpunimin e tyre ne Shqiperi. Edhe pse eshte nje marreveshje e mbyllur ne planin shteteror duhet nenvizuar se precedenti i krijuar per kete ceshtje disa vite me pare ka rendesi pse ai priret te ricikloje nje reagim qytetar qe deri me tani eshte shperfillur nga Kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij.
.