Edhe qeverite e PS-se kryenin ndryshime ne prag fushatash
Ndryshimet dhe ankesat e policeve nuk ekzistojne vetem per legjislaturen e udhehequr nga forcat politike te djathta pasi e njejta situate ka ndodhur edhe kur pushtetin e kishte politika e majte. Sic dihet ne vitin 2005 pushteti mbahej nga Partia Socialiste dhe ne krye te Ministrise se Brendshme ne ate kohe Ministria e Rendit Publik ishte Igli Toska. Edhe ky ne prag te fushates kreu nje sere levizjesh ne radhet e policise sidomos ne Tirane ku kandidonte edhe vete per deputet. Por ne perfundim ai humbi zgjedhjet. Per kete arsye ai filloi te fajesonte policine se kishte vjedhur votat. Pra vec faktit te levizjeve te herepashershme per shkak te zgjedhjeve policise i eshte dashur te perballet edhe me akuza nga me te ndryshmet sikur drejtuesit e emeruar ne prag te fushatave elektorale kishin bere premtime tek eproret e tyre se do ti ndihmonin te fitonin zgjedhjet. Megjithate me ligj policia eshte e depolitizuar dhe sipas te gjitha argumenteve te paraqitura zyrtarisht keto ndryshime ndodhin vetem per permiresimin e punes ne ruajtjen e rendit e sigurise dhe per permiresimin e imazhit te vete policise perballe nderkombetareve dhe per rritjen e performances se saj. Madje gjate zgjedhjeve te ketyre kater rasteve te permendura policia ka marre nota pozitive per paraqitjen e saj pavaresisht se nuk mungojne dyshimet per emerime politike e ndonjehere policet mbeten pa votuar per shkak te kryerjes se sherbimit larg vendbanimit dhe qendres ku duhet te votojne raste qe nuk kane munguar ne dy proceset e fundit zgjedhore.
.