E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi Topalli therret Konferencen e Kryetareve

Sesioni i ri Parlamenti pritet te ricikloje diskutimin e drafteve te vjetra

Nisin kete jave nga puna komisionet parlamentare. Konferenca e Kryetareve do te percaktoje brenda kesaj jave axhenden e re te Kuvendit dhe menjehere pas saj do te fillojne punen komisionet parlamentare. Axhenda e mbledhjes se Konferences se Kryetareve u eshte shperndare te gjithe anetareve te PD-se PS dhe LSI dhe nenkryetareve te Kuvendit. Mbledhja eshte parashikuar te behet diten e sotme megjithese nuk ka ende nje orar preciz per mbajtjen e saj. Deri diten e merkure kjo konference kryetaresh do te percaktoje edhe axhenden e re te sesionit te katert parlamentar te legjislatures se 18-te. Perpos projektligjeve te mbartura nga sesioni i kaluar per shkak te mungeses se konsensusit mes mazhorances dhe opozites do te jene ne axhende edhe ligjet e miratuara se fundi nga Keshilli i Ministrave. Projektligjet jane depozituar ne Kryesine e Kuvendit qe prej fundit te muajit dhjetor dhe ne fillim te janarit do te shqyrtohen ne komisionet parlamentare sapo Konferenca e Kryetareve te percaktoje axhenden per kete sesion te ri kuvendor.

Ne fillim te sesionit projektligjet qe priten te shqyrtohen jane per disa ndryshime ne ligjin nr. 9870 date 4.2.2008 per standardizimin projektligji per Miratimin e Kontrates se Koncensionit ndermjet Ministrise se Financave si autoritet kontraktues dhe shoqerive Sicpa Securty Solution S.A dhe Sicpa Security Solutions Albania sh.p.k. per projektimin dizajnimin dhe prodhimin. Ne listen e projektligjeve jane edhe per aderimin e Republikes se Shqiperise ne marreveshjen ndermjet qeverive te vendeve pjesemarrese te bashkepunimit ekonomik te Detit te Zi per bashkepunimin ne ndihmen dhe pergjigjen ndaj emergjencave te fatkeqesive natyrore. Ne Kuvend do te miratohet nje ndryshim buxheti dhe shkurtimet e pjesshme te disa ministrive per vitin 2010 nepermjet aktit normativ nr. 6 date 22.12.2010 Per disa ndryshime dhe shtetas ne ligjin nr. 10190 date 26.11.2009 per buxhetin e vitit 2010 te ndryshuar. Ky akt normativ eshte protokolluar ne Kuvend ne daten 23 dhjetor 2010. Ne axhenden e re te Kuvendit eshte parashikuar edhe nje projektligj per ratifikimin e memorandumit per garancite ligjore dhe juridike kunder procedimit te paligjshem te te dhenave personale dhe nje tjeter projektligj per parandalimin dhe luften ndaj trafikut te substancave narkotike ose psikotrope. Po keshtu axhenda e re e Kuvendit do te kete edhe nje ligj te mbartur qe eshte pikerisht ai per partite politike.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›