Haxhinasto takime me Hillari Klinton dhe Ashton ne Gjermani
Shqiperia do te mbetet e angazhuar ne misionin paqeruajtes ne Afganistan pertej vitit 2014. Kjo eshte konfirmuar nga zv/kryeministri minister i Jashtem Edmond Haxhinasto ne fjalen e mbajtur ne Bon te Gjermanise me rastin e konferences nderkombetare mbi Afganistanin. Ne kete moment te rendesishem Shqiperia i bashkohet mesazhit te qarte te bashkesise nderkombetare e cila sot deklaroi se do te jete e angazhuar ne Afganistan edhe pas vitit 2014... Pervec dergimit gjate vitit te kaluar te nje kontingjenti shtese prej 85 ushtarakesh 44 prej te cileve te angazhuar drejtperdrejt ne detyra luftarake gjate ketij viti ne kemi rritur pranine tone ne Afganistan me nje toge OMLT duke e cuar ne 333 numrin e pergjithshem te ushtarakeve shqiptare ne ISAF te cilet aktualisht sherbejne ne zona te ndryshme te veshtira dhe nen disa komanda - ka thene Haxhinasto ne fjalen e tij. Nderkohe ne seancat e ndermjetme te Konferences se organizuar nga qeverite e Gjermanise dhe te Afganistanit ai eshte takuar edhe me Sekretaren amerikane te Shtetit Hillari Klinton te cilen e ftoi per te marre pjese ne takimin e Komisionit te Partneritetit te Kartes se Adriatikut qe do te mbahet ne Tirane. Gjithashtu ministri shqiptari zhvilloi takime edhe me Perfaqesuesen e Larte te BE-se per politike te Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton si dhe me ministrat e Jashtem te Italise Gjermanise Frances Kines Bullgarise Azerbajxhanit Korese se Jugut dhe vendeve te rajonit. Kosova ka qene nje nder temat qendrore te bisedave te zhvilluara me koleget.