Rama takime ne Shkup me Ahmetin dhe Thacin
Libri Kurban udheton drejt Maqedonise duke i dhene autorit te tij kreut socialist Edi Rama mundesine e nje turi diplomatik ne rajonet e banuara nga shqiptaret. Dy takime kane shenjuar kete vizite te tij ne Shkup ajo me kreun e Partise Bashkimi Demokratik per Integrim dhe ajo me kreun e Partise Demokratike Menduh Thaci. Ne takimin me Ahmetin Rama eshte ndalur ne nevojen e nje komunikimi te ri nder shqiptaret duke nenvizuar nje rol te domosdoshem te Shqiperise ne kete drejtim. Deshiroj te theksoj se Partia Socialiste dhe opozita shqiptare e ndjen te nevojshme rritjen e pranise dhe te komunikimit me te gjithe faktoret shqiptare ne rajon. Kjo per te dhene nje kontribut te plote nga Shqiperia duke shkembyer pikepamje dhe dakordesi per ceshtjet nga me te medhate deri me te voglat - tha ai. Nga ana e vet Ahmeti ka informuar kolegun socialist per situaten politike ne Maqedoni dhe sidomos ato qe kane te bejne me qeverisjen. Sipas tij ne takim pati nje dakordesi te plote per temat e diskutuara. Ne ndryshim nga ky takim ne komunikimin me Thacin Rama eshte ndalur ne pervojat opozitare qe sipas tij jane te ngjashme te te dy vendet. Shkembyem mendime mbi eksperiencen opozitare e cila eshte e ngjashme ne te dy vendet. shte domosdoshmeri rritja e hapesires demokratike - tha Rama. Nga ana e vet Thaci ka percjelle konsiderata tejet pozitive per kreun socialist i cili duhet thene se i ka munguar gjate marredhenieve me shqiptaret e pertej Shqiperise. shte nder te takoj liderin e opozites shqiptare Edi Rama. Biseduam per ceshtje te politikes se brendshme per integrimin e Maqedonise ne NATO dhe BE. Dy partite tona jane nga me te vjetrat ne Shqiperi dhe Maqedoni - u shpreh Thaci duke garantuar se do ta lexoje librin Kurban.