E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia largohet nga Korridori tete. Shqiperia mbetet e vetme

Autostrada

Maqedonia duket se ka ne plan te heqe dore nga plani per ndertimin e pjeses se vet te Korridorit 8 nga kufiri bullgar deri tek ai shqiptar permes modelit te dhenies me koncesion pasi ne tenderin e fundit qe u zhvillua nuk u paraqit asnje kompani e interesuar. Keshtu qe qeveria ne Shkup po pergatit nje strategji te re per Korridorin 8. Zevendeskryeministri i Maqedonise pergjegjes per ceshtjet ekonomike ne qeverine e ketij vendi Vladimir Peshevski beri te ditur ditet e fundit se tenderi perkates deshtoi sepse kapaciteti i parashikuar i rrjetit te rrugevee gjate Korridorit VIII nuk i bindi dot investitoret potenciale se ai do te mund te jete i leverdishem. Duke folur ne stacionin radioteleviziv gjerman Dojce Vele seksioni maqedonisht Peshevski zbuloi nje pjese te planit te ri qe ne fakt eshte ende ne fazen e perpunimit dhe i cili pritet te perfundoje brenda 30 ditesh. Sipas tij me koncesion sidoqofte do te ofrohen pjesa e rruges nga Kicevo Kercove deri ne Gostivar dhe pjesa e rruges nga Shkupi deri ne Bllace Hani i Elezit kufiri me Kosoven qe do te ndertohen ne nivelin e autostrades kurse pjeset e tjera te rruges do te ndertohen me mjete financiare te marra nga buxheti shteteror. Keshtu parashikohet qe pjesa e rruges nga Ohri deri ne Kicevo Kercove te ndertohet ne nivelin e autostrades me mjete buxhetore kurse ne pjesen lindore te vendit ne drejtim te kufirit me Bullgarine parashihet rikonstruktimi dhe zgjerimi i rruges edhe me nje korsi te trete beri te ditur Peshevski duke shtuar se investime te medha do te behen sa i perket ndertimit te pjeses se rruges nga Rankovaci deri ne Kriva Pallanka ku ne disa pjese te rruges do te mund te behen disa ndryshime te trasese ekzistuese por megjithate kjo rruge nuk do te jete ne nivelin e autostrades sepse duke pasur parasysh volumin e qarkullimit te mjeteve motorike kjo gje nuk eshte e justifikuar nga ana ekonomike.

Realizimi i pjeses se Korridorit 8 qe do te financoje shteti sipas Peshevskit do te kushtoje perafersisht 500 milione euro. Sidoqofte koston e sakte per realizimin e ketij projekti do ta beje se afermi nje grup ekspertesh te Agjencise shteterore maqedonase per Rruget. Sido qe te jete ndertimi i rrugeve gjate drejtimit te Korridorit 8 eshte nje nga kerkesat kryesore qe vijne nga biznesmenet dhe sipermarresit ne Maqedoni ne perpjekje qe te rritet numri i rrugeve te transportit qe do te perbenin alternative kundrejt rrugeve te perfshin Korridori 10. Sikurse eshte bere e ditur tanime realizimi i projektit te ndertimit dhe te modernizimit te rrugeve gjate drejtimit te Korridorit 8 kerkon investime me nje vlere te pergjithshme prej afro 1 miliard e 200 milione euro. Ka qene parashikuar qe afati per ndertimin dhe modernizimin e rrugeve te jete tete vite me te drejte pagese takse rrugore prej 35 vitesh. Qeveria maqedonase ka ofruar te paguaje edhe 200 milione euro subvencione per koncesionaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›