Tenda levizese e Kolonel Gaddafit dhe politika e jashtme e perbashket e BE-se

Here vete e here nepermjet te birit kolonel Geddafi po i shfaqet botes me fytyren e tij te vertete apo ndoshta bota po sheh fytyren e vetme qe mund te kete pasur nje tiran gjakatar i cili i ka shoket rralle akoma te gjalle ne bote. Strategu i Lockerbie-se nuk pushon se shari e mallkuari nen profilin e tij butaforik te trajtuar gjeresisht. I etiketuar si terrorist ne vitet 80 u reabilitua si pasoje edhe e dinakerse qe diti te perdore ne marredheniet dypaleshe duke tundur sot foto miqesore me gati gjithe drejtuesit me te rendesishem dhe duke aluduar per tradheti e artikuluar jaccusen akuzen e tij ndaj Perendimit sikur po i behet ndonje padrejtesi e madhe. Perpos fotove duarshtrenguar qe i pelqejne fort kasaphana njerezore qe arkitektoi dhe vuri ne jete ndaj bashkeqytetareve te tij smund te linte indiferente boten e qyteteruar. Nderkohe qe ofensiva e ushtrise se besnikeve te kolonelit famekeq po i afrohej dyerve te Bengazit simboli i rezistences dhe protestes deri ne flijim te kundershtareve te tij kancelarite diplomatike intensifikuan veprimtarine e tyre e cila u konkretizua ne nje nisme qe per fat te mire te te gjithe njerezimit u misherua ne nje rezolute te kaluar ne KS te Kombeve te Bashkuara. Duket se tenda e bardhe e kolonel Gadaffit eshte cmontuar virtualisht nga rezoluta e se enjtes mbrema e cila ka kaluar me 10 vota pro dhe 5 abstenime. Jane vene ne levizje mekanizmat e forcave te NATO-s qe kane filluar te implementojne ndalimin e fluturimit ne qiellin libian duke penguar forcat qeveritare te asgjesojne sic kishin premtuar pa meshire kundershtaret e regjimit qe po leshojne terren nga dita ne dite nen zjarrin e raketave dhe topave te nje pushteti qe ka humbur cdo legjitimitet tek populli libian dhe ka kaluar pertej te imagjinueshmes per ti rezistuar presionit nderkombetar. Por me shume se rezoluta per se votimi ka ngjallur debat te forte. Abstenimi i vetovendosesve si Kina dhe Rusia nuk ka cuditur askend qe natyrisht duke arritur nje marreveshje paraprake kane pranuar de facto vendosjen e No Fly Zone ne qiellin libian variant ky qe qarkullonte neper kancelarite me te rendesishme here duke u vene ne rend te dites e here duke u shmangur si burim bezdie e ndasie. Dhe i tille qe Per tu lavderuar vertet perpjekja e Frances per kalimin e rezolutes dhe jo vetem kjo. Nen perpjekjen per te eleminuar argumentin se opozita ne Libi nuk eshte pale e besueshme ka qene vete Presidenti Sarkozi ai qe ka pritur perfaqesus te Keshillit Kombetar Tranzitor duke i legjitimuar de facto dhe atribuar atyre mundesine per te qene pale ne bisedime. Per me teper duket se ceshja ne fjale eshte kthyer ne kalin e betejes se Minsitrit te jashtem te sapo zgjdhur Alen Zhype i cili fluturoi vete drejt Nee Yorkut per te bindur anetaret e KS per rendesine e rezolutes. Pas uljeve dhe ngritjeve drastike duket se Ministrit Zhupe i eshte hapur drita jeshile per te aspiruar drejtimin e partise dhe suksesi ne ceshtjen libiane nuk do te bente gje tjeter vecse do te forconte poziten e tij. I ulur ne ate post vetem 3 jave me pare ambicja e Zhypese eshte qe ti jape jete e ngjyra por edhe me teper peshe ne arenen nderkombetare nje politike te jashtme franceze te asfiksuar e te patrajte keto vitet e fundit per shkak edhe te sterkembeshava te brendshem qe u jane dashur te perballojne titullaret e diplomacise. Duket se projekti i pluhurosur i presidentit Sarkozi per bashkepunimin e BE-se dhe vendeve te Mesdheut Jugor do te rivitalizohet dhe zgjidhja e ceshtjes ne fjale do te sherbeje si nje trasfuzion per ta sjelle ne rend te dites kete projekt.
Nga ana tjeter Italia zyrtare mbeshtet rezoluten dhe ka vene ne dispozicion bazat dhe forcat e saj ajrore per nje aksion te mundshem ushtarak qe nder te tjera nese ndodh do te jete nderhyrja pare e NATO-s ne Afrike. Nje ndryshim 360 grade i politikes se Berluskonit qe pati irrituar deri diku opinionin duke ia perkedhelur me shume sec duhej sedren kolonelit merkurial i cili jo pak here me veprimet dhe mosveprimet e tij ka treguar per te folur me eufemizma mungese respekti te theksuar ndaj ketij vendi dhe institucioneve te tij. Duke i puthur doren terroristit te viteve 80 te konvertuar ne kinse burre shteti modern e largpames Berluskoni ne fakt kryente nje sherbim te cmuar per kontratat joshese qe kompanite italiane kishin me shtetin libian si ajo e Eni-it. Nuk harrohet kollaj temenaja qe iu be kolonelit duke e kthyer ne yllin shndrites te takimit te G8 ne Aquila. Koloneli u ndie i lene ne balte nga vendi me strategjik partner i cili importon 25 te naftes dh 12 te gazit natyror duke i siguruar ne kembim trajtim preferencial per biznesmenet italiane me bekimin e tij si pjese e paktit miqesor nenshkruar mes dy vendeve ne 2008. Gjithcka eshte kaperdire edhe pse ne disa raste me zor te madh ne emer te realpolitikes.
Nderkohe qe fodulli shitamendes del e kercenon se per inat te Perendimit mund te beje aleance me Al-Qaida Gjermania abstenonhellip..Po pse Qenkesh shume e rrezikshme nje nderhyrje e tille edhe pse ne rezolute thuhet ne menyre eksplicite se nderhyrja e trupave nga toka nuk perben opsion. Nderkohe po planifikohet nje shtim i trupave gjermane ne Afganistan per te mbeshtetur levizjen e aleateve euro-atlanitike qe jane ne gadishmeri per te fluturuar drejt kontinentit tjeter. Lind pyetja Po Afganistani a nuk perben rrezik 49 ushtare gati 10 e te cileve jane stacionuar atje prej 9 vjetesh kane humbur jeten. Por me sa duket ky eshte nje cmim qe Kancelarja Merkel nuk eshte e gatshme ta paguaje ne emer te politikes se perbashket dhe te njesuar evropiane. E gjendur se fundmi para doreheqjes se nje prej ministrave te saj me te suksesshem per nje ceshtje qe skishte lidhje me politiken dhe si iniciatore e nje memorandumi qe akoma nuk eshte kristalizuar sa kushtetues eshte per ngrirjen e vendimit te Bundestagut mbi zgjatjen e kohes se perdorimit te reaktorev berthamore si burim energje direkt pas katastrofes natyrore qe po shkakton nje pasiguri mbareglobale duke bere ceshtje prioritare per te gjithe fatin e reaktoreve te Fukushimes kanzelares i eshte dashur te ndalet. Te marre fryme thelle nen trysnine e nje testi te rendesishem sic jane zgjedhjet lokale ne landin e Baden-Wuumlttemberg me 27 Mars. Kanzelarja e hekurt ka bere zgjdhjen e saj pragmatike ne funksion te politkes se brendshme. Nderkohe i ka ardhur pas qejfit me kete vendim te majtes ekstreme Die Linkee cila e ka pershendetur vendimin e qeverise duke shkuar me tutje e duke kerkuar tashme nga Gjermania nje vote kunder nderhyrjes ushtarake ne Keshillin e NATO-s. Kritika ne fakt i erdhi nga perfaqesuesi i SPD-se ne opozite duke e akuzuar per mungese koherence karshi partnereve dhe vete BE-se.
Gjate ketyre diteve fort te ngarkuara me probleme te natyrave te ndryshme ne Azi e ne Afrike u tregua edhe nje here per fat te keq sa i dobet eshte Brukseli kur vjen puna per veprim konkret dhe pozicionim pa ekuivoke. Edhe kesaj radhe Lady Ashton e humbi rastin per te folur me zerin e 27 vendeve anetare duke ushqyer spekullimet se posti i saj eshte me shume se honorifik gati gati qokatar. Them qokatar se te premten mbrema Lady Ashton i meshoi rendesise se perforcimit te embargos ekonomike dhe dhenies prioritet mbeshtetjes se civileve nderkohe qe ne terren eshte vertetuar tashme se nderprerja me furnizim uji dritash dhe gazi eshte vuajtur nga zonat qe jane ngritur kunder tiranit. Nje dite me vone ajo fluturoi drejt Parisit per te bere qoken e radhes duke degjuar tashme direkt sesi Gjermania i bashkangjitet modes se abstenimeve te Rusise dhe Kines sesi Franca valvit flamurin e vendit lobues per te kaluar rezoluten duke qene e gatshme te nderhyje ne cdo moment dhe si kjo e fundit mbeshtetet nga Italia pjese e rendesishme e koalicionit qeverises te cilet pajtohen me shume me qendrimin gjerman sesa me ate te vendit qe drejtojne vete. Kostelacion interesant i perkrahesve te rezolutes SHBA BM Franca dhe Vendet Arabe ku bie ne sy vendosmeria e Frances dhe Mbreterise se Bashkuar per te nderhyre ushtarakisht menjehere dhe matja dy here e SHBA-ve per te bombarduar pikat kyce luftarake te kolonelit qe pasi u etiketua me te drejte si terrorist u rehabilitua duke pare ti plotesoheshin kapricio nga me te cuditshmet prej sundimtari mesjetar ne emer te realpolitikes dhe pragmatizmit deri ne dhimbje.
Nen driten e zhvillimeve te fundit koloneli po kerkon te fitoje kohe duke u fshehur pas deklaratave kontradiktore te cilave u mungon logjika e ftohte e argumentit. Kapadaija i Afrikes Veriore kuptoi pas miratimit te rezolutes se Keshillit te Sigurimit te OKB-se se tashme fshikullima e sulmeve ushtarake amerikane e viteve 80 nuk eshte vetem nje enderr e keqe per te por mund te kthehet ne nje makth real te cilit zor se do te mund tI beje balle kesaj radhe.
Tashme kjo gje po ndodh. Eumlshte pak po e sigurte se flamuri qe valvitet ne Bruksel nuk do jete ne balle te fitimtareve. Duket se pas carjes serioze te vendimeve te ndryshme per njohjen e Republikes se Kosoves qendrimi ndaj rezolutes se KS eshte deshtimi i radhes se politikes se jashtme te perbashket te BE-se qe me sa duket nuk eshte akoma e gatshme psikologjikisht qe te lere menjane llogarite mbi kostot politike qe secili shtet ben per hesap te vet ne emer te unifikimit te qendrimit dhe per sa kohe te vazhdohet keshtu endrra per politike te jashtme te perbashket do ti ngjaje tendes se kolonel Gaddafit transparente e bardhe lehtesisht e cmontueshme pa nje themel solid e te qendrueshem.