E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto vizitë dyditore në Berlin

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Haxhinasto, përveç bisedimeve me homologun e tij gjerman do të zhvillojë takime me Kryetarin e Komisionit të Bundestagut për çështjet e BE-së, Gunther Krichbaum, me deputetë gjermanë, si dhe me këshilltarin e Kancelares Merkel, për Çështjet e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Christoph Heusgen.

Në fokus të bisedimeve do të jenë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, të procesit tё integrimit evropian tё Shqipërisë, të bashkëpunimit në kuadrin shumëpalësh, si dhe çështje të rajonit.

Gjatë kësaj vizite, Haxhinasto do të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme, ku do të mbajë një fjalim me temë: "Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian". /Start/

                                                                                             2011-11-08 13:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›