E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto vizitë në Danimarkë

Gjatë kësaj vizite, Haxhinasto do të takohet edhe me ministrin danez për Çështjet Evropiane, z. Nicolai Wammen, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të AP të OSBE-së, z. Spencer Oliver.

Agjenda e bisedimeve përmban çështje të integrimit evropian të Shqipërisë, (aktualisht Danimarka ka Presidencën e radhës BE-së), të marrëdhënieve dypalëshe me synim intensifikimin e tyre në të ardhmen, çështje të bashkëpunimit shumëpalësh, të OSBE-së, zhvillimet e fundit në rajonin tonë, etj. /Start/
 

                                                                                             2012-05-08 15:33
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›