Arrestimi i dy mjekeve, policia jep detaje

Sipas policisë, operacioni u ndërmor pas një hetimi disa mujor nga organet hetimore, teksa dje u finalizua operacioni “Kardiologu”.
Në pranga përfunduan Raimonda Traku, 56-vjeç, lindur në Berat dhe banuese ne Tirane, me profesion mjeke- Kardiologe ne Spitalin Kirurgjikal, Kabineti i Kardiologjisë, pranë QSUT, si dhe Silvana Mënaj, 46-vjeç, banuese në Tiranë, me arsim të mesëm, me profesion infermiere pranë këtij pavioni.
“Dyshohet se dy punonjëset e sipërcituar, duke punuar në të njëjtën zyrë vizitash në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se u kërkonin dhe u merrnin pacienteve përfitim të paligjshëm në vlerë monetare, në funksion të kryerjes se detyrës së tyre funksionale dhe dhënies së shërbimit publik, duke konsumuar ne ketë menyrë elementët e veprës penale të ‘Korrupsionit pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike’”, sqaroi policia. Materialet procedurale do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /Start/
2012-05-08 15:09