E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapen me armë zjarri tre persona

Pistoletë zastave / foto arkiv

Durrës – Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të cilët janë kapur me armë zjarri. Njëri prej tyre, 21-vjecari, Q.Kaleshi, ka kanosur me armë një banor të lagjes dhe policia ka ndërhyrë duke e arrestuar si dhe i është sekuestruar në cilësinë e provës material pistoleta e markës Zastava me një krehër me tre fishekë.

Dy armë të tjera janë gjetur në zonat periferike të qarkut të Durrësit. Sipas policisë në banesën e 41-vjeçarit, A.Vogli nga fshati Bilaj në Krujë i është gjetur pas kontrollit të policisë një pushkë karabinë, vetëmbushëse gjysmë automatike model 56. Pas informacionit të grumbulluar në rrugë operative është bërë kontrolli edhe në banesën e 21-vjecarit, O.Vogli dhe i është gjetur një karabinë me pesë fishekë. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›