E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano: Takimi me Berishën me rëndësi. Mediu: Qëndrimi ynë pas konsultimeve me aleatët

Ish-kryeministri Fatos Nano vijon turin e takimeve për të marrë mbështetjen e krerëve të partive parlamentare si kandidat për postin e kreut të shtetit.

Për rreth 40 minuta ai është takur me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu të cilit i ka paraqitur edhe platformën e tij si kandidat për postin e presidentit të ri të vendit.
 

Në një pronocim për mediat, Mediu theksoi se PR-ja do ta shpreh qëndrimin e saj pas konsultimeve që do të bëhen brenda mazhorancës.

 “Komunikimi dhe dialogu është mëse i domosdoshëm. Këto takime duhet të jenë ngjarje të zakonshme. Janë në interes të shoqërisë. Është shumë e rëndësishme, meqë jemi brenda familjes së maxhorancës, duhen diskutuar brenda maxhorancës. Kemi patur dhe praktika të mëparshme që kemi vepruar në këtë mënyrë.” tha Mediu.

I pyetur në lidhje me një kandidaturë të mundshme të kryeparlamentares Topalli, Mediu tha: "Kandidimi i saj dhe i dhe e kujtdo tjetër  është e mirëpritur. Këtë proces të mos e shikojmë si një proces të politikës por, do ishte mirë që kandidatët për president të debatonin me njëri- tjetrin si në çdo vend tjetër" shtoi ai.

Nga ana e tij,ish-kryeministri Fato Nano ka theksuar se takimi me Mediun është një vlerë e shtuar në procesin e konsultimeve për postin e kreut të shtetit ndërsa shtoi se ky takim po I afrohet atij me kryeministrin Berisha që sipas tij është shumë i rëndësishëm.
“Ky takim po i afrohet takim me kryministrin Berisha i cili ka një rëndësi të dorës së parë në takimet e mia. Filluan takimet edhe mes krerëve të partive siç ishte edhe takimi Rama-Meta dhe të gjithë janë përfshirë në trasenë e duhur për t`i sjellë një klimë më të mirë vendit” theksoi Nano.
 

I pyetur në lidhje me pritshmëritë nga takimi me kryeministrin Berisha, Nano theksoi: “Me një vlerësim shumë të përgjegjshëm sepse kryeministri është edhe kryetari i mazhorncës qeverisëse dhe ka një rol specifik në krijimin e konsensusit për zgjedhjen e presidentit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›